Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Izraeli godet Libanin pas sulmit të Hezbollahut, raportohen të paktën 8 viktima

    Fejohet motra e Gjestit, fansat e vëllait i dërgojnë lule

    Selin Bollati krah vjehrrës në Istog, DJ Gimbo ndan momentin familjar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Pas debutimit në Milano-Cortina, Colturi: Olimpiket e mia të para, por çfarë dite ishte….

    February 16, 2026

    Pas debutimit në Milano-Cortina, Colturi: Olimpiket e mia të para, por çfarë dite ishte…. Lara Colturi bëri debutimin e saj në Lojërat Olimpike Dimërore të Milano-Cortinas. Skiatorja 19 vjeçare u rendit në vendin e 16 në slalomin gjigant, megjithatë paraqitja e saj ishte mbresëlënëse sidomos në zbritjen e parë kur ajo regjistroi kohën e 4-t më të mirë.

    Italiania që garon me ngjyrat kuqezi shprehu të gjitha ndjesitë e saj për këtë debutim nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku nuk harroi të urojë edhe Federica Brignone për fitoren e 2 medaljeve të arta.

    ‘Olimpiket e mia të para, sot slalomi gjigand dhe çfarë dite ishte-shkruante Lara Colturi në postimin e saj-kam marrë kaq shumë dashuri nga njerëzit pranë meje dhe ajo mbështetje më dha një forcë të jashtëzakonshme. Më çoi te porta e startit me vetëdijen e asaj që jam dhe çfarë jam e aftë të bëj. Sic ka thënë edhe Federica Brignone, një rezultat nuk të përcakton si je dhe unë dua ta uroj për fitoret e dy medaljeve të arta’

    Colturi u përqendrua te paraqitjet e saj duke pranuar se edhe ajo vetë u surprizua nga ajo që arriti të bëjë në zbritjen e parë

    ‘Sot jam krenare për atë çfarë bëra dhe çfarë solla në pistë-vijon Lara Colturi në postimin e saj-zbritja e parë të them të drejtën edhe mua vetë më surprizoi, e dija që po skijoja mirë, por nuk e prisja të isha aq shpejt. I provova vetes se mund t’ia dal. Zbritja e dytë nuk shkoi sic doja, por gjithnjë do të ruaj në zemër emocionet e ditës së sotme. Kalimi i vijës së finishit pas zbritjes së parë dhe të dëgjoja zhurmën e njerëzve ishte thjesht e pabesueshme. Në atë moment kuptova sa shumë njerëz gëzonin për mua, më mbështesnin dhe më donin dhe unë do të jem gjithnjë mirënjohëse’

    Lara Colturi do të garojë sërish në 18 shkurt në garën e slalomit të cilën ajo mezi po e pret. ,‘Siç më ka thënë gjithmonë një njeri i dashur i imi: ‘kujto, se je si në shtëpi’. Jam rritur në borë dhe ky është vendi të cilit i përkas. Ishte një dite speciale, ku mësova shumë. Tani fokusi është te slalomin dhe mezi prez të garoj sërish. E dua këtë ndjesinë olimpike dhe mezi pres të zbres në pistë pas 2 ditësh-përfundonte postimin e saj Lara Colturi.

     

    Lara Colturi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Izraeli godet Libanin pas sulmit të Hezbollahut, raportohen të paktën 8 viktima

    April 30, 2026

    Fejohet motra e Gjestit, fansat e vëllait i dërgojnë lule

    April 30, 2026

    Selin Bollati krah vjehrrës në Istog, DJ Gimbo ndan momentin familjar

    April 30, 2026

    Vetëm një votë kundër, të majtë e të djathtë bëhen bashkë, Melsi Bogdani zgjidhet në krye të Këshillit Bashkiak të Fierit

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.