Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Pas arrestimeve në Serbi, Gjermania ngre alarmin: Rritet rreziku për sabotime në territorin gjerman

    October 1, 2025

    Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka paralajmëruar për një rritje të dukshme të rrezikut nga aktivitete sabotuese në vend, pas arrestimit të 11 personave në Serbi që dyshohen për përfshirje në incidente të ndodhura në Gjermani dhe Francë. Paralajmërimi u bë publik të mërkurën nga një zëdhënës i Ministrisë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

    Personat e arrestuar në Serbi më 29 shtator, në qytetin e Smederevës, akuzohen për nxitje të grupit për të kryer vepra penale, diskriminim racor dhe spiunazh. Ata dyshohen se janë përfshirë në një sërë aktesh provokuese në Evropë, përfshirë hedhjen e ngjyrës së gjelbër mbi Muzeun e Holokaustit, sinagoga dhe një restorant hebraik në Paris, si dhe vendosjen e kokave të derrave pranë vendeve të kultit mysliman në të njëjtin qytet.

    Gjithashtu, grupi dyshohet për shkrimin e mesazheve diskriminuese pranë Portës së Brandenburgut në Berlin, një simbol i rëndësishëm historik dhe politik në Gjermani.

    “Shërbimet federale të sigurisë po hetojnë gjithashtu raste në të cilat individë dyshohet se janë rekrutuar nga shërbime të huaja inteligjente për të kryer akte të tilla,” tha zëdhënësi gjerman për REL, duke theksuar se këto rekrutime shpesh ndodhin në mënyrë të fshehtë përmes rrjeteve sociale dhe platformave të mesazheve.

    Autoritetet gjermane kanë nisur një fushatë paralajmëruese përmes mediave, me qëllim që të informojnë publikun dhe të pengojnë rekrutimet e mundshme nga shërbime të huaja armiqësore.

    Ndërkohë, policia serbe njoftoi se po kërkon një të dyshuar që, “nën udhëzimet e një shërbimi të inteligjencës së huaj”, ka organizuar dhe trajnuar një grup qytetarësh serbë për të kryer incidente në Gjermani dhe Francë.

    Në Francë, autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar nëse pas këtyre incidenteve qëndron Rusia, duke i cilësuar ato si operacione destabilizuese që synojnë të nxisin tensione shoqërore dhe përçarje. Megjithatë, në deklaratat e policisë dhe prokurorisë serbe Rusia nuk përmendet drejtpërdrejt dhe pyetjet e Radios Evropa e Lirë për identitetin e shërbimit të inteligjencës që qëndron pas trajnimit të grupit nuk morën përgjigje.

    arrestimet GJERMANIA serbi territori gjerman
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    June 11, 2026

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    June 11, 2026

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    June 11, 2026

    Salma Hayek surprizon tifozët në hapjen e Botërorit 2026, mesazh emocionues nga stadiumi “Azteca”

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.