Ana Lika dhe Bjordi Mezini konfirmuan mbrëmjen e djeshme se presin të bëhen prindër për herë të parë dhe në jetë pritet të vijë një vajzë.
Ata kishin organizuar mes familjarëve dhe miqve një festë për zbulimin e gjinisë së bebit.
Ndërkohë që një koment pikant nga Ana Lika në postimin e tezes së saj Ingrit Gjonit ka marrë vëmendje.
“@anna_lika It’s a baby girl Te dua shume”, shkruan Ingridi krahas fotove të saj familjare me bashkëshortin, djalin dhe Anën.
Ndërsa Ana ia kthen: “Ju kam shpirt pergatituni ta mbani tani”.

Tashmë që Ana nuk e ka më mamanë, Ingriti me motrat ka zënë vendin e saj për Anën, e cila me sjelljen në jetë të fëmijës do ketë nevojë për ndihmë. E me këtë rast, Ingriti do kujtojë vitet e kaluara se si rritet një bebe.
Theksojmë se këto janë foto të publikuara si rrallëherë të Ingritit me burrin e saj Gentin.



