Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës foli sot për mediat lidhur me vendimin e GJKKO për të shtyrë në datë 15 shtator gjyqin ndaj tij për dosjen “Partizani” .
Duke folur për një drejtësi të manipuluar, Jamarber Malltezi tha se gjyqtarët e GJKKO nuk janë të lirë dhe se kontrollohen nga qeveria.
Ndër të tjera u shpreh se KLGJ duhet të shprehej brenda 15 ditëve lidhur me rastin e Irena Gjokës, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur as tani pas 15 muajsh.
“Faza hetimore nga Irena Gjoka është nul. Janë akte të pavlefshme, Rama ka marrë gjithë sistemin e drejtësisë, ka bllokuar KLGJ. KLGJ sipas ligjit duhet të shprehet për 15 ditë, kanë kaluar 15 muaj dhe ende s’është shprehur, pra shkelja është bërë rutinë nga drejtësia e kapur nga Rama. Gjyqtarët e GJKO nuk janë të pavarur. Ne kemi dhjetëra dëshmitarë që kanë dhënë dëshmi të rreme sepse janë shtyrë në dëshmi të rreme nga prokurorë. Ky është një shtet sazesh…”, u shpreh Malltezi./Radar.al
“Është hapur çështje penale”/ Berisha për gjyqtaren: Irena është dënuar në Greqi në burg


