Ditën e sotme Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi avokatët e të pandehurve të dosjes “Partizani” se kjo çështje do të marrë afërsisht një muaj kohë për të mbyllur dosjen.
Avokatët mbrojtës të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezit dhe të Fatmir Bektashit janë njoftuar se SPAK do ta dorëzojë dosjen brenda muajit tetor.
Ju kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet për veprën penale të korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë.
Ndërkohë që ndaj Malltezit, rëndojnë akuzat e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” që lidhjen me privatizimin e ish-klubit Sportiv Partizani.
LEXO EDHE:

