TIRANË– Sot avokatja e kreut të PD-së, Sali Berisha, Klodiana Gjyzari është paraqitur në orën 10:00 në Prokurorinë e Posaçme, për të firmosur mbylljen e hetimeve të dosjes “Partizani”, për financieren Andia Pustina dhe kreun e PD Sali Berisha.
Shihet se Gjyzari ka dalë nga ambientet e SPAK me një dosje voluminoze në duar, në tëë cilën ishin aktet hetimore që ka tërhequr.
Ndërkohë në orën 09:00 në SPAK mbërriti edhe mbrojtësi ligjor i Xhimi Begeja, për të kryer të njëjtën procedurë. Prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai kanë thirrur në orën 14:00 Jamarbër Malltezin, i ciloi gjithashtu do të njihet me përfundimin e hetimeve.
Prokuroria e Posaçme të hënën mbylli hetimet për privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”, por thirri të pandehurit të vinin në SPAK për të firmosur përfundimin e dosjes.
Ndërkohë më herët, SPAK i komunikoi akuzën pesë të pandehurve, Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, Fatmir Bektashi, Andia Pustina dhe Xhimi Begeja.


