TIRANË– Në seancën e sotme plenare, Kuvendi ka miratuar shtyrjen e afatit të Punimeve të Komisionit Hetimor të Shëndetësisë për ‘Sterilizimin’ dhe ‘Check-up’.
Me 95 vota pro, një kundër dhe një abstenim shtyrja e afateve u miratua. E vetmja votë kundër shtyrjes së afateve ka qenë nga deputeti i i PS, Erion Braçe.
Komisioni hetimor për koncesionet në shëndetësi u miratua më 21 mars, nga kur u përllogarit që punimet e saj të kryheshin për 4 muaj.
Puna e komisionit u shty deri më 22 tetor 2024.


