Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Takimi Hoxha-Hakan në Turqi, ministrat fokusohen te integrimi e stabiliteti i Ballkanit Perëndimor

    Zhdukja misterioze ose vdekja e dhjetë shkencëtarëve, Trump: Është çështje serioze

    Kontrolle të gjera në burgun e Peqinit, sekuestrohen sende të ndaluara dhe një sasi e dyshuar droge, shihni çfarë u gjet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Parandalohet kr*mi fatal në Vaun e Dejës/ 53-vjeçari tenton të godasë me th*kë fqinjin

    September 26, 2025
    Parandalohet krimi fatal në Vaun e Dejës/ 53-vjeçari tenton të godasë me th*kë fqinjin

    VAU I DEJËS- Një ngjarje që mund të përfundonte fatalisht është parandaluar ditën e sotme në Vaun e Dejës.
    Bëhet me dije se një 53-vjeçar është vënë në pranga pasi ka tentuar që të godasë me thikë fqinjin e tij. Arsyeja për konfliktin është shkatërrimi i pronave.

    I arrestuari ka tentuar edhe më parë që të kanos fqinjin e tij me thikë si dhe me sopatë.

    Njoftimi i Policisë:

    Vau i Dejës/Ndërhyrja e Policisë parandalon ngjarje të mundshme kriminale. Arrestohet në flagrancë një 53-vjeçar që dhunoi fizikisht një shtetas dhe tentoi ta godiste me thikë. 53-vjeçari dyshohet se më parë ka dëmtuar pronat e një 63-vjeçari, ka tentuar të kanosë atë dhe familjarët e tij, me sëpatë. Sekuestrohen 3 thika dhe 1 sëpatë, të cilat u gjetën në banesën e të arrestuarit, me precedent penal për shkatërrim prone. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kosmaç, një 53-vjeçar kishte dhunuar fizikisht një shtetas dhe e kishte ndjekur me mjet prerës në dorë, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale. Si rezultat i reagimit në kohë dhe i veprimeve profesionale, është kapur dhe arrestuar shtetasi: A. G., 53 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, Vau i Dejës. Dje, ka kallëzuar një 28-vjeçar se ky shtetas e ka goditur me grushte dhe e ka ndjekur me thikë në dorë, për disa minuta. Gjithashtu, dje, ka kallëzuar një 63-vjeçar, se gjatë muajve prill dhe shtator 2025, shtetasi A. G. i ka thyer xhamat e furgonit dhe të vetratës së dyqanit dhe ka dëmtuar një automjet tjetër, ndërsa më datë 23.09.2025, e ka konstatuar 53-vjeçarin, në afërsi të banesës së tij, duke mbajtur një sëpatë në dorë. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. G., shërbimet e Policisë kanë gjetur 4 mjete prerëse (3 thika dhe 1 sëpatë), të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”./Radar.al

    “Akullorja hahet me pirun”/ Blerta Celibashi zbulon çuditë e familjes mbretërore: Nuk trokiten gotat

    fqinjin vau i dejes
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Takimi Hoxha-Hakan në Turqi, ministrat fokusohen te integrimi e stabiliteti i Ballkanit Perëndimor

    April 18, 2026

    Zhdukja misterioze ose vdekja e dhjetë shkencëtarëve, Trump: Është çështje serioze

    April 18, 2026

    Kontrolle të gjera në burgun e Peqinit, sekuestrohen sende të ndaluara dhe një sasi e dyshuar droge, shihni çfarë u gjet

    April 18, 2026

    Izraeli krijon “vija të verdha” në Liban sipas modelit të Gazës, ndalon banorët e rreth 55 fshatrave të kthehen në shtëpitë e tyre

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.