Një ngjarje e rëndë është shënuar në Gjermani ku një makinë ka përplasur një grup njerëzish në një treg Krishtlindjesh.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në qytetin lindor të Gjermanisë Magdeburg.
Sipas agjencisë gjermane të lajmeve dpa, shoferi i makinës është arrestuar.
Nuk ka ende informacion zyrtar, por mediat lokale raportojnë se ka dyshime për të plagosur dhe të vrarë.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur dinamikën.
Magdeburgu ndodhet në perëndim të Berlinit dhe ka rreth 240,000 banorë.


