KINË– Kina ka publikuar një rregull të ri për çiftet që duan të sjellin në jetë fëmijë. Në ndryshim nga vite më parë, tashmë Kina ka njoftuar se do të nisë të paguajë një pagesë vjetore për të rritur shkallën e lindjeve.
Prindërit do të marrin 3,600 juanë (435 euro) në vit për çdo fëmijë deri në moshën tre vjeç. Në total, rreth 20 milionë familje do të përfitojnë, në mënyrë retroaktive që nga fillimi i vitit.
Sipas asaj që shkruan BBC kjo është hera e parë që një subvencion i tillë është futur në nivel kombëtar. Deri më tani, disa rajone kishin futur subvencione për të inkurajuar familjet të kishin më shumë fëmijë.
Por ato ishin gjithashtu më bujare, siç është qyteti i Hohhot në veri të vendit, i cili ofroi deri në 100,000 juanë në vit (pak më shumë se 12,000 euro) për secilin fëmijë për familjet me tre ose më shumë fëmijë. Nga ana e tij, Shenyang , një qytet në veri të Pekinit, ofron 500 juanë në muaj për familjet ku fëmija i tretë është nën tre vjeç.
Të dhënat tregojnë se në vitin 2024 popullsia e Kinës u tkurr pak për herë të tretë radhazi./Radar.al
E dashura e tadhtoi me mikun e tij më të mirë, basketbollisti lan në gjak partneren
Veliaj ngre dyshimet nga burgu: Kush i financoi vërtetë protestat para Bashkisë?


