Një ortek i fuqishëm ka përfshirë disa persona në Alpet Zvicerane, duke i mbuluar ata me dëborë. Policia lokale njofton se po vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit në malin Eiger, një nga majat më të njohura dhe të vështira për ngjitje në botë.
Ngjarja ndodhi pas mesditës së së shtunës, pranë zonave turistike Grindelwald, Lauterbrunnen dhe Wengen. Ekipet e shpëtimit po punojnë intensivisht për të gjetur dhe nxjerrë në siguri të prekurit nga orteku. Situata mbetet kritike ndërsa kërkimet vazhdojnë.


