Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Gjumi i mirë, çelësi i jetëgjatësisë/ Si ndikon pushimi i natës në shëndetin e trupit

    Qeveria përmirëson trajtimin financiar të zjarrfikësve, pagesa më të mira për orët shtesë dhe punën gjatë natës

    Tragjedi në Kinë, zjarri në një fabrikë këpucësh u merr jetën të paktën 28 personave

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Organizonin lojëra fati, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë

    April 8, 2025

    VLORË– Një shtetas 33-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës, pasi në lokalin që ai kishte në pronësi organizonte lojëra fati.

    Dyshohet se në lokalin e tij organizonte lojëra fati të palejuara përmes pajisjeve kompjuterike dhe një tavoline pokeri.

    NJOFTIM I PLOTË I POLICISË: 

    Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Next”, zbulohet një tjetër rast i organizimit të lojërave të fatit në një lokal.

    Arrestohet në flagrancë pronari i lokalit, i cili organizonte lojëra fati të palejuara me kompjuterë dhe tavolinë pokeri.

    Sekuestrohen pajisje kompjuterike, një tavolinë pokeri dhe një mjet prerës (thikë).

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e lojërave të fatit, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Next”.

    Gjatë këtij operacioni, u evidentua një rast i ushtrimit të kësaj veprimtarie të jashtëligjshme në ambientet e një lokali në lagjen “Isa Boletini”, në qytetin e Vlorës.

    Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i pronarit të këtij lokali, shtetasit A. S., 33 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 3”, pasi dyshohet se në lokalin e tij organizonte lojëra fati të palejuara përmes pajisjeve kompjuterike dhe një tavoline pokeri.

    Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 6 pajisje kompjuterike, një tavolinë pokeri dhe një mjet prerës (thikë).

    Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./Radar.al

    Brenda anijes më të bukur në botë, ‘Amerigo Vespucci’ vjen në Durrës

    Nxiste të miturit të shisnin k*kainë, arrestohet 34-vjeçari në Korçë

    arrestohet 33-vjecari Organizonin lojëra fati Vlorë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Gjumi i mirë, çelësi i jetëgjatësisë/ Si ndikon pushimi i natës në shëndetin e trupit

    July 9, 2026

    Qeveria përmirëson trajtimin financiar të zjarrfikësve, pagesa më të mira për orët shtesë dhe punën gjatë natës

    July 9, 2026

    Tragjedi në Kinë, zjarri në një fabrikë këpucësh u merr jetën të paktën 28 personave

    July 9, 2026

    Plagoset me thikë një 30-vjeçar në Shëngjin, paraqitet në spital me plagë në dorë

    July 9, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 8 Korrik 2026

    Paratë trokasin në derë nesër për këto 3 shenja të horoskopit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.