Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vetëvendosje rritet në 51 mandate pas numërimit të votave me postë në Kosovë, Kurti mund të formojë i vetëm qeverinë

    Koreja e Veriut mbyll derën për negociata me Korenë e Jugut: Nuk heqim dorë nga fuqia jonë bërthamore

    Dokumentet e reja për Jeffrey Epstein tronditin industrinë e modës, dalin në dritë lidhje të fshehta me agjentë dhe modele

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Organizoi atentatin ndaj prokurorit, konfiskohen pasuritë e Rrajës. Mes tyre dhe audi i Kejvina Kthellës

    October 23, 2024
    Organizoi atentatin ndaj prokurorit, konfiskohen pasuritë e Rrajës. Mes tyre dhe audi i Kejvina Kthellës

    Ditën e sotme, Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi vendimin e GJKKO për konfiskimin e pasurive të Redjan Rajës dhe personave që kanë një lidhje të ngushtë me të.

    Redjan Rraja, Odesa Rraja dhe Marsela Çiça ankimuan  vendimin e GJKKO për konfiskimin e pasurive, ku mes tyre edhe nje “Audi luksoz”, me të cilin lëvizte modelja e njohur shqiptare Kejvina Kthella.

    Njoftimi i GJKKO: 

    Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Saida Dollani (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), sot më datë 23.10.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 150 akti, datë 10.07.2024 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankues/subjekti R.Rr. dhe ankues/personat e tretë O.Rr. dhe M.Ç., kundër vendimit nr. 05, datë 07.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:

    Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë.
    Konfiskimin e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme, si më poshtë:

    Pasuria me nr. ***, zk ***, vol.22, fq.25, me sipërfaqe 30 m2, e llojit “njësi”, regjistruar më datë 11.12.2014 në emër të shtetasit R.A.Rr.

    Pasuria me nr. ***, zk ***, vol.22, fq.24, sipërfaqe 76 m2, e llojit “njësi”, regjistruar më datë 23.12.2014, në emër të shtetasit R.Rr..

    Pasuria me nr. ***, zk ***, vol.60, fq.140, me sipërfaqe 127.5 m2, e llojit njësi, regjistruar në emër të shtetases M.Ç..

    Pasuria me nr. ***, zk ***, me sipërfaqe 18.09 m2, regjistruar në emër të shtetases M.Ç.

    Pasuria me nr. ***, zk ***, me sipërfaqe 18.09 m2, regjistruar në emër të shtetases M.Ç.

    Automjeti me targë ***, Audi A8, regjistruar në emër të Redian Rraja në datën 29.10.2019, pas blerjes së tij nga shtetasi T.S. sipas kontratës me nr. 5267 rep, nr.2989 kol, datë 24.10.2019, kundrejt vlerës prej 20 000 Euro.

    Automjeti me ngjyrë gri të tipit Audi me targa italiane ***, me numër shasie ***, sekuestruar shtetases K.K. sipas procesverbalit të datës 05 Nëntor 2019.

    Një orë dore me rrip metalik, me ngjyrë gri dhe të verdhë, me fushë të zezë, me numër në pjesën e pasme 16233 (Roleks).

    Shuma prej 2750 euro.

    Revokimin e sekuestros së vendosur mbi automjetin e markës Bentley, tipi Continental, me targë ***, blerë nga shtetasi R.Rr., me kontratë shitblerje automjeti me nr. 5272 rep, dhe nr. 2570 kol, datë 19.08.2019, në shumën 900 000 lekë (nëntëqind mijë) lekë.

    Për ekzekutimin e këtij vendimi të ngarkohet znj. Edisnaida Sulaj, e cila është administratore pranë Agjencisë për Administrimin e pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme Tiranë, dhe Oficerët e Policisë Gjyqësore të Policisë së Shtetit.

    Një kopje e këtij vendimi t’i njoftohet Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara dhe personave të interesuar.

    Shpenzimet procedurale të kryera deri më tani, shpenzimet e parapaguara nga shteti dhe nga gjykata, referuar akteve të ekspertimit kontabël si dhe raportit të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, i ngarkohen shtetasit R.Rr., si dhe personave të tretë.

    Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

    Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

    Lënien në fuqi të vendimit nr. 05, datë 07.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përsa është ankimuar nga ankuesit R.Rr., O.Rr. dhe M.Ç.
    Shpenzimet procedurale të gjykimit në apel, i ngarkohen ankuesve solidarisht.

     

    Kejvina Kthella konfiskimi i pasurise Redjan Rraja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vetëvendosje rritet në 51 mandate pas numërimit të votave me postë në Kosovë, Kurti mund të formojë i vetëm qeverinë

    June 14, 2026

    Koreja e Veriut mbyll derën për negociata me Korenë e Jugut: Nuk heqim dorë nga fuqia jonë bërthamore

    June 14, 2026

    Dokumentet e reja për Jeffrey Epstein tronditin industrinë e modës, dalin në dritë lidhje të fshehta me agjentë dhe modele

    June 14, 2026

    Moti sot/ Kthjellime në të gjithë vendin, ja si parashikohen temperaturat

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.