Analisti Ben Andoni, duke folur mbi protestën e 7 tetorit, u shpreh se nuk do të ketë asnjë surprizë. Ai theksoi se kryeministri Rama nuk do të jetë në Shqipëri atë ditë.
“Mos prisni ndonjë gjë të madhe. PD ka zhvilluar protesta të mëdha dhe të nesërmen nuk ka ndodhur asgjë. Ndërkohë që Edi Rama bën udhëtime ndërkombëtare, javën tjetër është në Samitin e Berlinit, ndërsa opozita thotë prisni edhe 1 javë”.
Ai bëri dhe një parashikim duke theksuar se në zgjedhjet e 2025, do të ketë shumë bojkot.
Shqiptarët nuk janë budallenj, këtë duhet të kuptojë opozita dhe Rama. Shqiptarët do të bojkotojnë shumë në 2025”, tha Andoni.


