Aktori Olsi Bylyku ka publikuar së fundmi një foto romantike me partneren e tij. Ai shihet duke u puthur me vajzën të cilën e mban ende misterioze në rrjetet sociale. Dyshja kanë mbuluar kokën me kapele për të mos zbuluar më shumë. Mesa duket Olsi dhe Denada ndodhen në Itali.
Megjithatë dihet se aktori është në një lidhje me gazetaren Denada Lura, e cila i doli në mbështetje publikisht pasi Olsi pati hatërmbetje me “Top Channel” — shkak aventura në Big Brother VIP.
Aktori e ka konfirmuar prej kohësh se është në një lidhje të re dashurie pas ndarjes nga Egli Tako, por pa e zbuluar identitetin e vajzës.


