Faton Hajrizi, shqiptari nga Kosova është vrarë sot nga policia Serbe.
Dyshohet se Hajrizi ishte në tentativë për t’u arratisur pasi kishte vrarë një polic serb.
Këngëtarja Liridona Shaka e ka kujtuar atë duke publikuar disa foto me të.
Mediat kosovare raportojnë së Shaka është partnerja e tij.
Ajo e ka kujtuar atë përmes një video në Tik-Tok, duke shkruar: “Oh Zot sa kujtime me ty oj jet qysh ike kaq herët bre oh zot…oj dashni ti nuk vdes kurrë”, ka shkruar ajo.
“Momentet e pa harrushme gjithmon në zemrën tem. Ke me qen oh zot qysh smujtë andrrat tua mej realizu qka të bonën be qofsh banor i gjenetit oj jet o njeri me zemër të madhe. Dot mbetesh i pa harruarr në zemrat tona”, shprehet ajo.



