Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Alarm për kërcënim me dron ndaj ambasadës izraelite në Londër/ Policia blindon zonën, kontrolle të shumta në park dhe liqen

    Nga pengmarrja te dënimi: zbulohet grupi që grabiti biznesmenin italian, mes tyre dy shqiptarë

    Të shtëna me ar*ë në Tiranë, plagoset një person pranë “Farmacisë 10”

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Odesa shndërrohet në Monako gjatë ditës, ndërsa në Afganistan gjatë natës

    August 2, 2025

    UKRAINË– Për ukrainasit që jetojnë vazhdimisht nën kërcënimin e luftës, kënaqësitë e zakonshme në kohë paqeje, sikurse pushimet verore, janë të parezistueshme.

    Prandaj mijëra persona guxojnë të rrezikojnë dhe t’iu ekspozohen sulmeve ruse, teksa e bëjnë një vizitë në Odesa, qytetin bregdetar në Detin e Zi. Qyteti është goditur nga dronët rusë, mirëpo vizitorët ukrainas besojnë se rreziqet nuk janë më të mëdha sesa ato me të cilat përballen nëpër shtëpitë e tyre.

    “Ne jemi nga Harkivi, jemi mësuar me këtë situatë”, ka thënë një turiste e re për televizionin Current Time.

    “Goditemi çdo ditë, e kemi ditur që mund të jetë rrezik, por na duhet një pushim”.

    Të tjerë pajtohen se stresi i luftës sa shkon e rritet, prandaj kanë nevojë për ta hequr mendjen nga ajo situatë – sidomos prindërit me fëmijë të vegjël.

    “Është hera e parë që jemi këtu, prej vitit 2022. Fëmijët kanë nevojë për pushim. Ka luftë, por fëmijëria e tyre nuk do të zgjasë përgjithmonë. Duhet të kalojnë momente të lumtura”, ka thënë një baba.

    Plazhet e Odesës janë të stërngarkuara nga pushuesit dhe shitësit lokalë që ofrojnë ballkava, misër të zier dhe karkaleca të Detit të Zi. Hotelet brenda qendrës historike në qytetin e Odesas, zonë e mbrojtur nga UNECSO-ja, kanë kërkesa të mëdha.

    Një menaxhere hoteli, Iryna, ka thënë se vitin e kaluar kanë regjistruar rekord vizitorësh në qytet, dhe shifra e këtij viti mund të jetë edhe më e madhe. Por, aty ka edhe rregulla për t’i siguruar mysafirët nga sulmet e mundshme ajrore.

    “Fillimisht, nuk duhet injoruar alarmet e sirenave. E dyta, gjithmonë duhet ditur ku janë qendrat e strehimit. Këto veprime ua ruajnë jetën”, ka thënë Iryna.

    “Dhe e treta, jeni miqësor dhe të lumtur, sikurse kanë qenë gjithmonë njerëzit në Odesa”.

    Shumë hotele i kanë ndërtuar qendrat e tyre të strehimit, përveç qendrave publike që janë të instaluara në plazhet e qytetit, ku mund të shkojnë pushuesit në rast të ndonjë alarmi. Punëtorët e emergjencave janë vazhdimisht të angazhuar në kërkim të minave, sipas Marina Lozovenkos, zyrtare e qytetit.

    “Para se të nisë sezoni, zhytësit bëjnë kërkime në zonë, në det dhe në rërë”, ka thënë ajo. “Çdo muaj ata bëjnë inspektime. Nuk e dimë se çfarë mund të ketë hedhur armiku kundër nesh”.

    Më 19 korrik, është raportuar për një sulm të madh rus në Odesa, duke vrarë një person dhe duke hapur zjarr në shumë ndërtesa banimi. Makinat e djegura shihen ende nëpër rrugë. Një banore që jeton në afërsi, e ka përshkruar ndryshimin që pëson qyteti nga ora në orë.

    “Këtë vit, Odesa shndërrohet në Monako gjatë ditës, ndërsa në Afganistan gjatë natës”, ka thënë ajo.

    “Nuk e kuptoj përse vijnë njerëzit. Ata e shohin që goditemi çdo natë dhe çdo ditë. Por, ata vazhdojnë të vijnë. Plazhet janë të mbushura”.

    Mirëpo, disa të tjerë në industrinë e turizmit e shohin fluksin e madh si simptomë të natyrshme të lodhjes së madhe të ukrainasve nga lufta.

    Iryna, menaxhere hoteli, beson se njerëzit janë lodhur nga ndjenja e frikës.

    “Presioni psikologjik është i patolerueshëm. Duhet të vazhdojmë të jetojmë. Çfarë mund të bëjmë tjetër?”/REL

    Afganistan Odesa
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Alarm për kërcënim me dron ndaj ambasadës izraelite në Londër/ Policia blindon zonën, kontrolle të shumta në park dhe liqen

    April 17, 2026

    Nga pengmarrja te dënimi: zbulohet grupi që grabiti biznesmenin italian, mes tyre dy shqiptarë

    April 17, 2026

    Të shtëna me ar*ë në Tiranë, plagoset një person pranë “Farmacisë 10”

    April 17, 2026

    Bashkëpunimi ndërkombëtar çon në arrestimin e “bos-it” të dyshuar të kri*it të organizuar

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.