Organizata Botërore e Shëndetësisë po dërgon më shumë se një milion vaksina Gaza për të parandaluar infektimin e fëmijëve pasi virusi i poliomielit u zbulua në mostrat e ujërave të zeza.
“Ndërsa asnjë rast i poliomielitit nuk është regjistruar ende, pa veprime të menjëhershme, është vetëm çështje kohe para se të arrijë te mijëra fëmijë që kanë mbetur të pambrojtur”, tha drejtori i përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Ai ka treguar se fëmijët nën pesë vjeç janë më të rrezikuar nga sëmundja virale veçanërisht foshnjat nën dy vjeç. Sipas burimeve, fushatat normale të vaksinimit janë ndërprerë nga më shumë se nëntë muaj konflikt.
Ushtria izraelite ka njoftuar të dielën se do të fillojë të ofrojë vaksinën e poliomielitit për ushtarët që shërbejnë në Rripin e Gazës.
Poliomieliti, është një virus shumë infektiv që mund të pushtojë sistemin nervor dhe të shkaktojë paralizë. Rastet e poliomielitit kanë rënë me 99% në mbarë botën që nga viti 1988 falë fushatave masive të vaksinimit dhe përpjekjeve vazhdojnë për ta çrrënjosur atë plotësisht.


