Dy vajza të mbetura jetime, Senada dhe Serena Mullaymeri, 17 dhe 19 vjeçe, kanë denoncuar në emisionin “Stop” në Tv Klan rastin e tyre. Vajzat kërcënohen dhe dëbohen prej xhaxhait e gjyshes nga shtëpia e tyre.
Ish kolegu: Ervin Salianji e ndan qelinë me banditë dhe pastrues parash
Në audioregjistrime, ata dëgjohen duke i fyer rëndë dy vajzat dhe i kërkojnë të gjejnë shtëpi me qira duke u lënë afat. Gjykata i ka dhënë urdhër mbrojtjeje gjyshes me pretendimin se njëra ka vajzat e ka ofenduar.
Vajzat ndihen të pasigurta dhe me frikë në shtëpi, nuk përqendrohen dot në mësime dhe nuk janë të qeta. Gazetarja e emisionit “Stop” shkon në shtëpinë e familjes Mullaymeri ku nusja e xhaxhait reagon keq, kyç derën dhe nuk lejon vajzën të dalë.
Që në momentin që vajzat kanë shkelur në shtëpi, xhaxhai u ka thënë “pse nuk më pyete që solle rrobat?” pasi vajzat qëndruan për dy vite në konvikt. Gjyshja i ofendon vazhdimisht dhe u thotë se siç përzuri nënën e tyre, do të veprojë edhe me to.
Gjyshja: Një avaz, shushkat e derrit, shushka. u treguat budallaçka në këtë dynja. Ma tha dhe djali dhe më la mua këtu, s’të la ty.
Kompania e ish-deputetit shkatërron Postribën me 2 gurore, banorët kërkojnë revokimin e lejes
Vajza: Ma la mua, motrës, mamit…
Gjyshja: Të la një m*t të hash!
Madje gjyshja ka marrë dhe urdhër mbrojtjeje ndaj njërës prej motrave me pretendimin që e ka ofenduar.
Xhaxhai iu ka lënë vajzave afat për të dalë nga shtëpia.
Xhaxhai: Duhet të dilni nga shtëpia!
Xhaxhai: Po ju them unë. Shtëpia është mbi mua, çdo gjë. Ju lashë një javë kohë. Gjeni shtëpi me qira, ose ndryshe, do flasim ndryshe! Jot ëmë dhe ai…dhe talleni dhe juve. Se ju kap e ju shqyej një nga një, mbaje mend!
Momente paniku dhe prag katastrofe në aeroport, shmanget përplasja e dy avionëve