Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Nuredin Dumani zihet me Amarildo Nikollin brenda burgut 313, prapaskenat e tritolit në Elbasan

    July 16, 2024

    Një mister i ri ka dalë në dritë: Cila është lidhja mes Nuredin Dumanit dhe Amarildo Nikollit?

    Pesë ditë më parë, në burgun “313”, ku të dy janë të burgosur, shpërtheu një konflikt i dhunshëm mes tyre. Sipas burimeve të “Replika.al”, Dumani dhe Nikolli u përplasën në ambientet e paraburgimit dhe u ndanë nga të tjerët.

    Ky incident u zbulua falë një sherri që ndodhi jashtë qelive. E dashura e Amarildo Nikollit, Xhovana, e cila është bërë e njohur për deklaratat e saj, reagoi në rrjetin social TikTok. Ajo i bëri dy deklarata të drejtpërdrejta Nuredin Dumanit dhe të dashurës së tij, Mirjetës, e cila ishte me të kur ai u arrestua në Fier.

    Deklaratat e Xhovana Nikollit:

    “Oj Mirjeta çke mi? Ke lënë burrin pa kollodok mi, ja ta çoj unë tek 313 dhe ti them gjynah. Gjynah Mirjeta o Nur gjynah. Mirjeta do kollodok, kush nga ju çunat është i disponueshëm për këtë Mirjetën. O Nuredin Dumani të bëj thirrje të mbash cik atë dashnoren tate ti, se po ta kapa kund nëpër Itali ore Nuredin Dumani…se ke idenë çfarë mund t’i bëj se më njeh mirë. A mirë? Mirë shpirti vogël, ik të përshëndes Nuredin Dumani. Shihemi pas 2 ditësh.”

    Dy ditë pas këtyre deklaratave, në banesën ku Xhovana qëndronte me qira në Elbasan, shpërtheu tritol. Fatkeqësisht, një 26-vjeçar i pafajshëm mbeti i plagosur rëndë dhe po lufton për jetën për shkak të plagëve në kokë.

    Ndërkohë, Xhovana ka refuzuar të dëshmojë dhe kërkon të flasë vetëm para hetuesëve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Megjithëse ka përmendur kërcënimet ndaj saj për llogari të të dashurit të burgosur, ajo nuk ka përmendur emra. I pari që përmendet nga ajo është Nuredin Dumani, një vrasës me pagesë që tani është kthyer në të penduar të drejtësisë.

    Amarildo Nikolli Dumani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    June 11, 2026

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    June 11, 2026

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    June 11, 2026

    Salma Hayek surprizon tifozët në hapjen e Botërorit 2026, mesazh emocionues nga stadiumi “Azteca”

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.