Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite amnistia dhe ndryshimet në Kodin rrugor

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Iran-SHBA nënshkruan marrëveshjen

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    “Nuk më ka mbetur peng loja”/ Silvinjo: Paguan një çmim të lartë në momentin që s’arrin të mbyllësh ndeshjen

    March 27, 2026

    TIRANË– Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo doli në një konferencë për mediat pas humbjes kundër Polonisë. Ai u shpreh i zhgënjyer për rezultatin, por jo për paraqitjen e lojtarëve tanë. Ndër të tjera, braziliani vuri edhe njëherë në pah cilësitë e polakëve dhe në fund deklaroi se po paguajmë një çmim të madh që nuk e mbyllëm ndeshjen në kohë.

    “Jam i zhgënjyer për faktin që nuk arritëm të mbyllnim ndeshjen pas shënimit të golit, por nuk jam i zhgënjyer dhe nuk më ka mbetur peng loja. Jam shumë krenar për lojtarët, atë që ne kishim menduar ata e bënë në fushë, kemi pasur një ndeshje kundër Polonisë, një skuadër që është mësuar në Europian, Botëror, ka lojtarë të nivelit të lartë dhe po ashtu një trajner shumë të mirë. Praktikisht në 12-15 minutat e para e prisnim që të bënin shumë presion, por qëllimi ynë ishte të rinisnim dhe arritja në zonën e kundërshtarit dhe arritëm të shënojmë.

    Ata nuk kanë në fakt vetëm 2-3 lojtarë të mirë që luajnë për skuadrat më të mira të botës, por në fakt të gjithë lojtarët janë të nivelit të lartë fizik. Është mëkat që nuk arritëm dot ta mbyllnim ndeshjen, por futbolli është i tillë dhe kjo ndodh në një finale të Championsit ose në Kupën e Botës. Jam i zhgënjyer që nuk arritëm dot të shkojmë përpara se vërtetë kishim mundësi, me gjithë respektin për skuadrën polake dhe trajnerin, por besoj patëm mundësi të ecnim përpara.

    Në fakt jam i trishtuar dhe i zhgënjyer për rezultatin. Por luftuam kundër një skuadre shumë të fortë, nisëm punën tonë që nga janari për këtë ndeshje.

    Kontrata është deri në muajin korrik dhe më pas do të vendosim. Ka qenë një rrugëtim prej tre viteve ku ka ndodhur çdo gjë, ka pasur lojtarë që kanë luajtuar 90 minuta të dielën dhe mërkurën, ka pasur lojtarë që nuk kanë marrë minuta fare dhe pa skuadër fare, ajo çfarë ka bërë diferencën është se kanë bërë mirë për ne, jemi një skuadër në rritje, jam krenar për mënyrën si janë prezantuar në ndeshje, ata lënë çdo gjë në fushë dhe kanë kënaqësi për të përfaqësuar Shqipërinë.

    Kemi edhe 24 orë kohë për të menduar, kemi një udhëtim drejt Valencias ku do të ndeshemi me Ukrainën, kemi ndeshje të rëndësishme, do të mbyllet ky cikël, do të vijë momenti.

    Performanca e pjesës së dytë nuk ishte si e para, pas atij 15 minutëshi luajtëm mirë, Polonia bëri kundërsulme dhe u mbrojt. Në pjesën e dytë patëm një shans për ta mbyllur ndeshjen, por është e vështirë, nuk jam i zhgënjyer për paraqitjen e lojtarëve.

    Kam respekt për Poloninë, iu riktheva një ndeshje të para katër viteve, nëse do të bënim golin e dytë do të ishte e vështirë për ta. Është një ditë e trishtuar dhe paguam një çmim të lartë në momentin që nuk arrijmë të shënojmë”, deklaroi ai./PanoramaSport

    ndeshja me Polonine Silvinjo
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite amnistia dhe ndryshimet në Kodin rrugor

    June 18, 2026

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    June 18, 2026

    Iran-SHBA nënshkruan marrëveshjen

    June 18, 2026

    Këmbimi valutor 18 Qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.