Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Nuk jam prokurore!” – “Po mbroni SPAK-un?”/ Përplasje mes gazetares dhe avokatit të Metës, kush është “Rebeka” e dosjes

    May 27, 2025

    Një debat i tensionuar u zhvillua në emisionin “Top Story” mes gazetares Anila Hoxha dhe avokatit të Ilir Metës, Kujtim Cakrani, lidhur me përmendjen e një shtetaseje amerikane me emrin “Rebeka” në dosjen hetimore të ish-Presidentit të Republikës, tashmë i pandehur nga SPAK.

    Avokati Cakrani e cilësoi çështjen ndaj Metës si një “kala balte 30-vjeçare” të ngritur mbi prova të montuara, duke thënë se nuk ka asnjë element penal që e lidh Metën me aferën CEZ-DIA. Sipas tij, përmendja e një emri si “Rebeka” nuk lidhet drejtpërdrejt me klientin e tij dhe dosja nuk përmban prova konkrete ndaj tij.

    Nga ana tjetër, gazetarja Hoxha këmbënguli për ruajtjen e etikës në debat dhe theksoi se nuk po fliste në emër të akuzës, por si gazetare që i njeh faktet. Ajo i kërkoi avokatit të shmangë gjuhën politike dhe ta përqendrojë argumentimin në fakte ligjore.

    “Mos m’i bëj mua këto lojëra,” iu drejtua Hoxha avokatit, ndërsa Cakrani reagoi duke thënë: “Ju po mbroni SPAK-un apo politikën?”

    Debati u përmbyll me shkëmbime të forta fjalësh, por edhe me theksimin se publiku është ai që do të gjykojë mbi të vërtetën e kësaj çështjeje që ka ndezur opinionin publik.

    Pjesë nga debati në studio:
    Cakrani: Ndaj Metës është ngritur një kala e madhe baltë 30-vjeçare. Opinioni publik ka dëshirë të dëgjojë për politikanë të korruptuar. Si do goditet kundërshtari politik nëse nuk i monton prova. Z.Meta me Kastriot Ismailin njihet që fëmijë. Çlidhje ka korrupsioni i Metës me CEZ-DiA. Kur është lidhur ajo kontratë Meta nuk ka qenë fare ministër i Ekonomisë. Përmendet një Rebeka. Kur është marrë nën hetim është përmendur një ish-kryeministër, nuk është folur për Metën. Ndaj z.Meta nuk ka asnjë fakt penal. Në rolin e tij si ish kryeministër nuk ka një shkresë.

    Duma: Përmendet zonja Rebeka?

    Hoxha: Jo, ndoshta…

    Cakrani: E ke lexuar dosjen?

    Hoxha: Nuk ke përballë një prokurore

    Cakrani: Më gjeni një provë që Ismailaj i ka kryer një favor Metës. Jo nuk flitet kështu

    Hoxha: Nuk jam Altin Dumani dhe Arben Kraja. Mbrojtjen bëje në gjykatë. Thash gjë unë që IliR Meta është fajtor? Thash gjë në emër të SPAK? Mbaj vendin si avokat pa akuzuar të tjerë. Le të ruajmë etikën. Fol si avokat me fakte. Këto ujërat politike dhe të avokatit mos i bëj me mua se po flas e balancuar. Nuk e pranoj këtë gjuhë avokati.

    Cakrani: Ju po mbroni SPAK-un apo politikën? Kam ardhur t’i flas publikut se çfarë ka ndodhur me ish presidentin. Ndaj presidentit është ngritur një baltë e madhe qëllimisht nga politika.

    Hoxha: Kë ke politikan në këtë studio.

    Cakrani: Më gjykon mua publiku këtu

    Hoxha: Avokati ka të drejtë. Çështjen e kë të fituar.

    Cakrani: E di ti shumë mirë e ke lexuar dosjen.

    anila hoxha dosja hetimore ilir meta Kujtim Cakrani Rebeka spak
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    April 17, 2026

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    April 17, 2026

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    April 17, 2026

    Tensione në protestë para Kryeministrisë/ Aulon Kalaja dërgohet në urgjencë pas gazit lotsjellës

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.