Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “I kam ofruar postin e drejtuesit të Kombëtares një trajneri shqiptar”, Duka zbulon prapaskenat: U tërhoq në momentet e fundit

    Kosova dhe Shqipëria synojnë të bashkëprodhojnë pajisje ushtarake

    Bordi rrit çmimin e naftën në 210 lekë për litër

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Nuk iu bind urdhrit të policisë pasi lëvizte i armatosur, arrestohet 23-vjeçari

    April 17, 2026

    KAMËZ– Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia në Kamëz pasi lëvizte i armatosur. Bazuar në njoftimin e policisë, pas hekurave ka përfunduar shtetasi A. K teksa po lëvizte me motor.

    Ai nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ka vijuar të lëvizë me shpejtësi. Efektivët i janë vënë në ndjekje dhe më pas u arrestua bashkë me pasagjerin, i cili akuzohet për moskallëzim krimi.

    Në motor iu gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak dhe maskë, ndërsa pas një kontrolli në banesë, policia i gjeti 23-vjeçarit dhe dy armë të tjera, një armë gjahu dhe një armë sportive.

    Njoftimi i Policisë:

    Kamëz/Finalizohet operacioni i koduar “Risku”. Lëvizte i armatosur dhe me maskë me vete, kapet 23-vjeçari, i cili nuk iu bind udhrit të Policisë, për të ndaluar motomjetin që drejtonte. Sekuestrohen 3 armë (1 pistoletë me municion, 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive), maska dhe motomjeti.

    Në pranga dhe pasagjeri në motomjet, për moskallëzim të krimit.

    Në vijim të operacioneve të zhvilluara në bazë të kontrolleve dhe punës operative, me objektiv identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që cenojnë sigurinë publike dhe përbëjnë rrezik për kryerje të ngjarjeve kriminale kundër personit dhe pronës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Risku”.

    Gjatë operacionit, i është bërë shenjë ndalimi në fshatin Çekrezë, motomjetit me të cilin lëviznin shtetasit A. K., 23 vjeç dhe A. A., 18 vjeç, të dy banues në Kamëz. Drejtuesi, shtetasi A. K. nuk i është bindur urdhrit, por ka vijuar lëvizjen me motomjet, me shpejtësi.

    Si rezultat i ndjekjes, të dy shtetasit janë kapur dhe janë vënë në pranga. Gjithashtu, është kryer kontroll në motomjet, ku janë gjetur 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, si dhe 1 maskë.Më tej, është kryer kontroll në banesën e 23-vjeçarit, ku janë gjetur 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Radar.al

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “I kam ofruar postin e drejtuesit të Kombëtares një trajneri shqiptar”, Duka zbulon prapaskenat: U tërhoq në momentet e fundit

    April 17, 2026

    Kosova dhe Shqipëria synojnë të bashkëprodhojnë pajisje ushtarake

    April 17, 2026

    Bordi rrit çmimin e naftën në 210 lekë për litër

    April 17, 2026

    Nga mjalti e gështenjat te fasulet me mish të thatë, prodhimet e regjistruara për t’u mbrojtur

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.