Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Jeni shërbëtorë të Atdheut”, Rama në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj: Kemi forcat më të mirëpaguara në rajon, rritja e pagave do të vijojë

    Marc Anthony bëhet baba për herë të tetë, zbulon emrin e vajzës së porsalindur me Nadia Ferreira

    Trump kërcënon Iranin me goditje ndaj infrastrukturës: Do të shkatërrojmë ura dhe termocentrale nëse sulmohen anijet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Nuk e njohim Ibrahim Licin”/ Dëshmia e 4 efektivëve të Shqiponjave: Kur arritëm në vendngjarje ishte kaos

    November 22, 2024
    “Nuk e njohim Ibrahim Licin"/ Dëshmia e 4 efektivëve të Shqiponjave: Kur arritëm në vendngjarje ishte kaos

    SHKODËR– Ditën e sotme Gjykata e shkallës së parë në Shkodër liroi nga paraburgimi 4 efektivët e policisë të arrestuar nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore, në kuadër të ngjarjes së rëndë në Dobraç më 30 Tetor ku mbetën të vdekur katër persona.

    Efektivët e forcave “Shqiponja” inspektor Blerim Kurmekaj 45 vjeç, Viktor Logu 33 vjeç me detyrë patrullë e përgjithshme e forcës “Shqiponja” dhe inspektor Julian Sterkaj si dhe Marte Martini, përkatësisht 31 dhe 33 vjeç me detyrë trupë shërbimi u lanë me masën “detyrim paraqitje” nga gjykata e shkallës së parë.

    Gjithashtu gjykata vendosi “ndalim dalje jashtë shtetit” për 4 efektivët si dhe janë pezulluar nga detyra deri në hetimin e plotë të kësaj çështjeje.

    Ndërkohë gjatë seancës katër efektivët kanë dhënë dëshminë e tyre teksa mësohet se kanë deklaruar se ata nuk e kanë njohur se kush është personi i tretë për të cilin flitet dhe nuk e kanë ditur se a ka qenë apo jo në automjet me viktimat dhe nëse ka qenë apo jo i plagosur.

    “Ne jemi patrulla e dytë që kemi mbërritur në vendngjarje dhe kur kemi shkuar kemi parë shumë kaos, me shumë persona që ndodheshin aty, rreth 50 vetë. Nuk kemi qenë të planizuar aty, por kemi dëgjuar në radio se ka aksident rrugor dhe jemi nisur për atje. Sapo kemi mbërritur kemi respektuar procedurat standard. Dy vetë kemi bërë rrethimin e vendngjarjes për të bllokuar kalimin dhe dy të tjerë kanë qëndruar aty. Pasi mbërritëm kuptuam se nuk bëhet fjalë për aksident rrugor por për vrasje me armë zjarri. Menjëherë kemi njoftuar sallën operative dhe ambulancën njëkohësisht. Sapo ka mbërritur ambulanca kemi dhënë ndihmën e parë për të plagosurit që ishin ende gjallë për t’i transportuar drejt urgjencës të spitalit. Personin e tretë që flitet nuk e kemi njohur se kush është. Nuk kemi patur asnjë dijeni nëse është Ibrahim Lici apo dikush tjetër sepse nuk e njohim. Prioritet kemi patur që të rrethojmë vendngjarjen sepse ishte kaos i plotë dhe t’i japim ndihmë të plagosurve që ishin ende gjallë.”-mësohet të kenë thënë katër policët e dyshuar që gjykata i liroi.

    Kujtojmë se katër efektivët e policisë “Shqiponja” në Shkodër u arrestuan nga AMP si të dyshuar për veprën penale “shpërdorim detyre” në lidhje me atentatin e 30 Tetorit.

    Sipas AMP 4 policët nuk kanë respektuar procedurat standard të “Sigurimit të vendit të ngjarjes” dhe shoqërimit për identifikim të personave të gjetur në vendin e ngjarjes. Urdhëri i ndalimit ndaj tyre erdhi pas referimit të bërë nga Drejtoria Rajonale e AMP në lidhje me ngjarjen kriminale të datës 30 tetor, në lagjen Dobraç të Shkodrës, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit tip Benz S-Class, në të cilin udhëtonin shtetasit Hamza Lici, dhe Arlind Bushati si dhe dyshohet se ka qenë edhe një person tjetër i paidentifikuar që është larguar nga vendi i ngjarjes dhe efektivët nuk kanë bërë shoqërimin e tij në polici. Tashmë çështja do të vijojë që të jetë nën hetim për katër efektivët do të jenë në gjendje të lirë dhe të pezulluar derisa të përfundojë hetimi./Radar.al 

    4 efektivëve të Shqiponjave ibrahim lici
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Jeni shërbëtorë të Atdheut”, Rama në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj: Kemi forcat më të mirëpaguara në rajon, rritja e pagave do të vijojë

    July 22, 2026

    Marc Anthony bëhet baba për herë të tetë, zbulon emrin e vajzës së porsalindur me Nadia Ferreira

    July 22, 2026

    Trump kërcënon Iranin me goditje ndaj infrastrukturës: Do të shkatërrojmë ura dhe termocentrale nëse sulmohen anijet

    July 22, 2026

    Tragjedi në Peru/ Zjarri në banesë i merr jetën 10 personave, mes viktimave pesë fëmijë

    July 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.