Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Keqtrajtuan një qen rruge në Sarandë, nën hetim dy shtetas francezë

    Merr formë bajpasi i Tiranës , mbi 30% e punimeve janë përfunduar, Karakaçi inspekton situatën

    Zbulohet laborator droge në Itali, sekuestrohen 15 kg ko*ainë, arrestohen dy shqiptarë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    “Nuk duhet kursyer në blerjen e një prone”, Artan Dulaku: Kush po investon në Shqipëri

    June 8, 2026

    I ftuar në podcastin “Pjaca” në “Radar media”, nën moderimin e gazetarit të njohur Alfred Peza, ishte Artan Dulaku, një nga sipërmarrësit më të suksesshëm dhe më të rëndësishëm në vend, si edhe drejtues i një prej mediave më me ndikim në Shqipëri, Vizion Plus, në një nga daljet e tij të rralla publike.   

    Në këtë intervistë, Dulaku ndalet te zhvillimet në tregun e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme, duke ndarë qëndrimet e tij për investimet, çmimet, bregdetin dhe perspektivën ekonomike të vendit, në një rrëfim të drejtpërdrejtë dhe pa filtra.

    I pyetur nga Alfred Peza se ku janë investimet më të mëdha dhe a do preket Shqipëria nga një krizë, ai shprehet se vendi ka dy kantiere më të mëdha ndërtimi.

    “Ne luftuam të vinim në kapitalizëm, i cili e ka brenda zhvillimin ciklik dhe gjithmonë ka një krizë. Në Tiranë dhe në bregdet janë dy kantieret më të mëdha të ndërtimit. Në bregdet ka hapësira, ndërsa në Tiranë ka filluar një fazë “ngopjeje”. Blerësit mund ta shohin këtë si një opsion për të pasur më shumë zgjedhje. Do t’u rekomandoja kompani serioze, nuk është e rëndësishme 100 euro më pak apo më shumë, aq sa është e rëndësishme të shesësh më vonë atë ku ke derdhur gjakun dhe lodhjen. Kur blen shtëpinë e parë, blen edhe shtëpinë e dytë”, tha Dulaku.

    Më pas i pyetur nga Alfred Peza se kush po blen në Shqipëri dhe zonat ku po investohet, ai shprehet se Tirana dhe bregdeti ka kërkesa nga të huajt.

    “Janë 30 mijë italianë rezidentë në Shqipëri dhe e kanë lehtësuar tregun. Kishim një ekip të interesuar nga Polonia për të blerë ndërtimet tona. Unë u ofrova bregdetin, por interesi i tyre ishte për Tiranën. Ne po presim të hyjmë në BE, kur kjo ndodh, rriten çmimet dhe automatikisht përfundon një operacion imobiliar i suksesshëm. Ne futemi në Europë për pak vite dhe këta e shohin si mundësi: 100 mijë euro për një polak nuk janë gjë kur të ardhurat e tyre janë të larta,  kur ata investojnë këtu, nuk kanë as taksa”, tha Artan Dulaku.

    Artan Dulaku blerje imobiliar Investimet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Keqtrajtuan një qen rruge në Sarandë, nën hetim dy shtetas francezë

    July 28, 2026

    Merr formë bajpasi i Tiranës , mbi 30% e punimeve janë përfunduar, Karakaçi inspekton situatën

    July 28, 2026

    Zbulohet laborator droge në Itali, sekuestrohen 15 kg ko*ainë, arrestohen dy shqiptarë

    July 28, 2026

    Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?

    July 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.