Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Begaj në 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës: Ky shtet është dëshmi e gjallë se liria nuk falet

    35-vjetori i PS-së, Rama nxjerr videon nga sheshi “Italia”: Faleminderit, vetëm përpara!

    Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet në spital

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Noka nga Kavaja: PD në ringritje të pandalshme drejt pushtetit për të gjunjëzuar Edi Ramën

    November 15, 2024

    Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka i shoqëruar nga Drejtuesi Politik i Tiranës, Belind Këlliçi dhe Koordinatori Rajonal, Klevis Balliu prezantuan në qytetin e Kavajës, drejtuesin politik për Kavajën dhe Rrogozhinën, Fisnik Qosja.

    Gjatë takimit, Noka theksoi rëndësinë e qytetit të Kavajës si simbol i mbështetjes së fuqishme.

    Noka shprehu mirënjohje për mbështetjen e tyre dhe e vijoi fjalën e tij për situatën aktuale politike dhe ekonomike në Shqipëri, duke kritikuar ashpër qeverisjen e Edi Ramës dhe lidhjet e tij me elementë të korruptuar.

    Noka theksoi se PD është në fazën e ringritjes së saj dhe ka për qëllim të sjellë ndryshim përmes bashkimit dhe përfshirjes së qytetarëve në angazhimet politike. Ai foli mbi sfidat e kaluara dhe përgatitjen për zgjedhje të lira, si dhe për formimin e një qeverie teknike.

    Sipas Nokës, PD angazhohet të prijë popullin për të sjellë stabilitet dhe mirëqenie, duke ndjekur rrugën e bashkëpunimit me qytetarët dhe të vendosë legjislacione më të drejta ekonomike.

    Në përfundim të fjalës së tij, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka dha mesazhin për një thirrje për veprim të bashkuar, për t’i kthyer Shqipërisë shpresën dhe drejtimin e dëshiruar për një të ardhme më të mirë.

    “Ne jemi në momente ku situata është bërë e vështirë, qoftë në aspektin ekonomik, qoftë edhe në aspektin politik. Kemi një regjim që për asnjë moment as ka menduar dhe nuk mendon për qytetarët e vendit e vetë.

    Kemi një regjim që nuk ka qeverisur asnjë moment shqiptarët. Kemi një regjim që e ka shpopulluar këtë vend dhe që projekton, jo pushtet në nëpërmjet votës, por pushtet nëpërmjet dhunës, pushtet nëpërmjet vjedhjes dhe blerjes.

    Situata është e rëndë në të gjitha aspektet. Jemi në një situatë sot që vendi po zihet. Jemi në një moment sot që qytetarët po zgjohen, dhe është detyrë e jona, detyrë e PD dhe demokratëve të ecim dhe t’i prijmë këtij zgjimi qytetar që të bëjmë të mundur ndryshimin që të gjithë e presim dhe të gjithë të kontribuojmë për të.

    Jemi sot në një moment politik shumë të rëndësishëm për ne.

    Kemi kaluar kalvar dhimbjesh dhe vuajtjesh, sepse i pashpirti, shpirtkazma, Edi Rama, me mbështetjen e Xhorxh Soros kërkonte që të zhbënte opozitën dhe pastaj të zhbënte Shqipërinë.

    Ne sot, jemi në një pozitë krejt tjetër, jemi në një pozitë shumë më të fortë. Ne jemi në një ringritje të pandalshme drejt pushtetit për të gjunjëzuar Edi Ramën dhe regjimin e tij dhe për t’i dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe qeveri teknike.

    Sot, Edi Rama po i humb aleatët një e nga një. I vetmi aleat që i ka ngelur sot Edi Ramës është Dumani. Por edhe Dumani do çmontohet, edhe skapistët do çmontohen, sepse nuk janë funksionojnë mbi ligjin dhe bazën e ligjit. Ata janë një organizatë kriminale që ka patur synim rrënimin dhe shkatërrimin e opozitës.”

    Flamur Noka
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Begaj në 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës: Ky shtet është dëshmi e gjallë se liria nuk falet

    June 12, 2026

    35-vjetori i PS-së, Rama nxjerr videon nga sheshi “Italia”: Faleminderit, vetëm përpara!

    June 12, 2026

    Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet në spital

    June 12, 2026

    SHBA planifikon të tërheqë një të tretën e avionëve luftarakë nga Evropa, rriten shqetësimet në NATO

    June 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.