TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka lyer me lëndë djegëse, benzinë, banderolën me shkrimin “ Edi Rama, Mafia!”, para Kuvendit të vendosur mbi barrierat metalike.
Mesa duket banderola nuk ka marrë flake, e pas kësaj, deputetët e opozitës i kanë vendosur zjarrin xhaketës së deputetit Dashnor Sula në mënyrë që ta hidhnin mbi banderolën. Menjëherë ka ndërhyrë Garda duke ndaluar këtë veprim.
Punonjësit e Gardës hoqën fillimisht xhaketën në flakë dhe më pas banderolën.



