Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump ndërhyn pas tensioneve mes Erdoganit dhe Netanyahut: Nuk mendoj se do të ketë konflikt

    Skandal në aviacionin kanadez, pilot i “Air Canada” dyshohet se fluturoi 16 vite pa licencën e duhur

    Rama dënon tensionet në protestë: Askush nuk duhet shënjestruar për shkak se është ndryshe

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Noizy mbetet pas hekurave, media zvicerane jep detaje nga arrestimi

    July 9, 2025
    Noizy si rrallë herë, nga skena e muzikës në atë të aktrimit

    Reperi i njohur shqiptar, Noizy, është arrestuar të shtunën në Aeroportin e Zyrihut nga autoritetet zvicerane, nën urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda të Dhunshme. Arrestimi është konfirmuar zyrtarisht nga Policia e Kantonit të Zyrihut, ndërsa detajet mbi akuzat specifike ndaj tij nuk janë bërë ende publike.

    Sipas medias zvicerane “Watson.ch”, Prokuroria ka kërkuar që Noizy, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku, të mbahet në paraburgim, ndërkohë që vendimi i gjykatës pritet. Deri në shpalljen e një vendimi përfundimtar, mbi reperin mbetet prezumimi i pafajësisë.

    Në raportimin e saj, media përmend edhe lidhjet publike të reperit me politikën shqiptare:

    “Gjatë fushatës së tij zgjedhore dhe pas rizgjedhjes së suksesshme, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, performoi gjithashtu me Noizyn në skenë,” – shkruan “Watson.ch”.

    Arrestimi e gjeti Noizyn në prag të një eventi të planifikuar në klubin Rinora 4 në Rümlang, ku do të prezantonte albumin e tij të ri. Ngjarja u anulua menjëherë pas ndalimit të tij dhe postimet në rrjete sociale për koncertin janë fshirë.

    Noizy ka një audiencë të gjerë me gati 4 milionë dëgjues në Spotify dhe mbi 2 milionë ndjekës në Instagram, çka e bën një nga figurat më të ndjekura të muzikës moderne shqiptare në diasporë.

    Autoritetet zvicerane nuk kanë dhënë ende informacion për arsyet e saktësuara të ndalimit apo për ndonjë lidhje me ndonjë ngjarje të mëparshme të dhunshme.

    BURG Noizy zvicer
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump ndërhyn pas tensioneve mes Erdoganit dhe Netanyahut: Nuk mendoj se do të ketë konflikt

    June 10, 2026

    Skandal në aviacionin kanadez, pilot i “Air Canada” dyshohet se fluturoi 16 vite pa licencën e duhur

    June 10, 2026

    Rama dënon tensionet në protestë: Askush nuk duhet shënjestruar për shkak se është ndryshe

    June 10, 2026

    Kaos në aeroportet Treviso-Venecia, mbi 200 pasagjerë mbeten në pritje të fluturimit për në Tiranë: Po na sorollasin

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.