Një video e publikuar nëpër rrjet së fundmi ka bërë goxha bujë.
Në video shfaqet reperi i njohur shqiptar, Noizy, i cili performon në një club nate.
Por papritmas vërehen një grup njerëzish të veshur me uniforma policie teksa ngjiten në skenë dhe i afrohen artistit.
Në sekondat e para të videos të lë përshtypjen se policët si dhe Forcat Speciale që mbërritën në koncert, kanë ardhur për ta vënë sërish në pranga reperin, por e vërteta qëndron ndryshe!!!
Nga fundi i videos, teksa policët shkaktojnë panik pasi i afrohen Noizyt dhe e kapin nga krahët, papritmas në skenë dhurohet spektakël. Grupi në fjalë vazhdon të performojë me kërcim këngët e Noizyt.
Një rast tepër i veçantë për të lënë një përshtypje të ndryshme nga seç është realiteti!
Ju kujtpojmë se reperi u arrestua nga muaji gusht përgjatë një performance në një nga clubet në bregdetin e Shëngjinit, për përleshjen fizike që ai pati me tik-tokerin Medi Iseni./ Radar.al


