TIRANË– Një muaj më parë bota e artit shqiptar u trondit nga lajmi i hidhur i vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi.
Artisti u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, ndërsa humbja e tij i la të gjithë të lënduar, duke lënë një boshllëk të madh në muzikën dhe kulturën shqiptare.
Pas një muaji të plotë, bashkëshortja e tij, Selvije, ka ndarë me ndjekësit e saj një dedikim prekës në rrjetet sociale, duke nderuar kujtimin e të dashurit të saj të humbur.

Përmes një postimi në InstaStory Selvija ka shpërndarë një video bardhë e zi të Shpatit dhe djalit të tyre të vogël, Roelit.
Këto pamje, të papublikuara më parë, tregojnë një moment të ngrohtë dhe intime mes Shpatit dhe djalit, ku ata buzëqeshin së bashku, duke treguar lidhjen e ngushtë e të dashur që ata kishin si familje.
Krahas videos ajo shkruan: 1 muaj pa ty./Radar.al


