Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Lirohet nga burgu reperi Cllevio pas ekstradimit dhe dënimit për përndjekje

    Ndryshime në Policinë e Shtetit/Riorganizim në Antiterror dhe Forcën Operacionale, emërohen drejtues të rinj

    Rama: Synimi ynë është mbyllja përfundimtare e ‘Ligjit të Luftës’ me Greqinë brenda vitit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Një Milan shqiptar, Igli Tare kërkon Xhakën edhe Brojën

    June 12, 2025

    Edhe pse shumë zëra qarkullojnë për largime nga Milani, klubi kuqezi po përgatitet për disa blerje të rëndësishme në merkaton e ardhshme, duke u fokusuar kryesisht në përforcimin e mesfushës. Përveç talenteve të reja si Riçi, Rovela dhe Nikolusi Kavilia, drejtuesit e “Djallit” shikojnë me interes edhe mesfushorin Granit Xhaka, i cili aktualisht është në pronësi të Bajer Leverkusenit. Xhaka, një prej lojtarëve të preferuar të drejtorit sportiv, Igli Tare, ka qenë objektiv edhe më parë, konkretisht kur Tare tentoi ta transferonte te Lacio katër vjet më parë. Mesfushori zviceran mbetet një nga prioritetet e Milanit, megjithatë vlera e tij e konsiderueshme, midis 15 dhe 20 milionë eurove, si dhe kontrata deri në vitin 2028 me Leverkusenin, e bëjnë transferimin një sfidë të vërtetë. Sipas raportimeve të “Calciomercato.com”, Milani po ndjek një strategji pritjeje në lidhje me këtë çështje.

    Igli Tare dëshiron të presë fillimisht rezultatet e bisedimeve që do të zhvillohen së shpejti midis Granit Xhakës dhe trajnerit të ri të Leverkusen, Erik Ten Hag. Mesfushori, që me Ksabi Alonson në stol ishte një element kyç në skuadër, dëshiron të kuptojë planet që trajneri i njohur ka për të në ekip. Në këtë mënyrë, Milani do të niste përpjekjet serioze për transferimin e Xhakës vetëm nëse do të ketë një sinjal të qartë pozitiv, si nga ana e vetë lojtarit, ashtu edhe nga Bajer Leverkusen. Deri atëherë, kuqezinjtë do të vazhdojnë të monitorojnë situatën me kujdes dhe të mendojnë edhe për opsione të tjera për mesfushën e tyre.

    ARMANDO BROJA- Por Granit Xhaka nuk është i vetmi shqiptar që Igli Tare është duke ndjekur me vëmendje. Ai gjithashtu është duke konsideruar mundësinë për të transferuar në Milano edhe talentin kuqezi Armando Broja. Këtë të fundit, Tare e ka ndjekur nga afër në sfidën Shqipëri-Serbi ku bëri një paraqitje të mirë. Brojës do t’i krijohej një hapësirë te Milani në rast se Luka Joviç do të merrte vendimin përfundimtar për mos qenë më pjesë e kuqezinjve. Megjithatë, për momentin është raportuar se Igli Tare është vetëm në proces monitorimi të situatës së Armando Brojës dhe ende nuk është marrë një vendim përfundimtar nëse do të nisë negociatat me Çelsin për të sjellë talentin kuqezi në Milano apo jo./PanoramaSport

    A po dështon “shkesa” e Tares? Zbulohet shuma e kripur e De Biazit si trajner i Flamurtarit!

    Selim Velsula u v*a nga kushëriri, e bija kërkon dënim me burgim të përjetshëm për autorin ose do të bëjë vetgjyqësi

    Aeroplani me mbi 100 persona në bord rrëzohet në Indi (PAMJET)

    Armando Broja Igli Tare Milani Xhaka
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Lirohet nga burgu reperi Cllevio pas ekstradimit dhe dënimit për përndjekje

    April 22, 2026

    Ndryshime në Policinë e Shtetit/Riorganizim në Antiterror dhe Forcën Operacionale, emërohen drejtues të rinj

    April 22, 2026

    Rama: Synimi ynë është mbyllja përfundimtare e ‘Ligjit të Luftës’ me Greqinë brenda vitit

    April 22, 2026

    Të shtëna me armë në Laç, qëllohet një automjet, autorë dyshohet një familje

    April 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.