Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zyrtare/ Pritjes së gjatë i vjen fundi, nis epoka e Zidane në stolin e Francës

    Trafikuan 8.1 tonë drogë, dorëzohet në polici Nazmi Shahini. Pjesë e grupit të vëllezërve Hoxhosmani e bosit të “Cincos”

    I dënuar me 11 vite burg për trafik droge në Itali, arrestohet 48-vjeçari në kërkim ndërkombëtar (EMRI)

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Një e treta e investimeve të huaja këtë vit shkoi për prona, rritje me 50% për 9-mujorin

    December 30, 2025

    Sektori i pasurive të paluajtshme po dominon investimet e huaja për të katërtin vit radhazi, me një peshë gjithnjë e më të lartë. Investimet e huaja në prona në tremujorin e tretë të vitit 2025 arritën në 150 milionë euro, 70% më shumë krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar.

    Për të gjithë 9-mujorin 2025, investimet e huaja në pasuri të paluajtshme arritën vlerën e 403 milionë eurove. Vlera e investimeve të huaja në prona është rritur me 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Investimet në këtë sektor përbëjnë më shumë 33% të investimeve të huaja për këtë vit, nga 23% që zinin një vit më parë.

    Blerjet e shtetasve të huaj në vitet e fundit kanë qenë një faktor me peshë në tregun e pronave në Shqipëri dhe kanë luajtur një rol të konsiderueshëm në rritjen e çmimit të pronave, veçanërisht në zonat bregdetare të vendit.

    Pas pasurive të paluajtshme, sektori me vlerën më të lartë të investimeve të huaja është ai financiar. Vlera e investimeve të huaja në degën e aktiviteve financiare dhe të sigurimit për 9-mujorin 2025 arriti në 219 milionë euro, në rritje me 6.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e vlerës së investimeve të huaja në këtë sektor në vitet e fundit ka qenë  kryesisht e lidhur me rritjen e kapitalit dhe investimeve nga subjektet ekzistuese në treg.

    Kuadri i ri i rregullator, që ka nisur të zbatohet prej vitit 2019, ka detyruar bankat të rrisin gradualisht kapitalin aksionar. Rritja e fitimeve të bankave në vitet e fundit ka ndikuar pozitivisht edhe ecurinë e fitimeve të riinvestuara.

    Ndërkohë, në vitin 2025 ka një rikthim të interesit të investitorëve të rinj në sektorin bankar. Banka e Shqipërisë ka dhënë miratimin për hyrjen në treg të dy bankave të reja, degës së bankës turke Ziraat dhe bankës dixhitale, Jet Bank.

    Sektorët e tjerë tradicionalisht me peshë në investimet e huaja, si industria apo energjetika këtë vit paraqiten në rënie.

    Sektori i tretë për nga vlera e investimeve të huaja është ai i industrisë nxjerrëse. Për 9-mujorin 2025, investimet në sektorin e industrisë nxjerrëse arritën në 134 milionë euro. Megjithatë, investimet në këtë sektor kanë pësuar rënie me 17% krahasuar me një vit më parë. Flukset në këtë sektor konsistojnë kryesisht në fitime të riinvestuara të kompanive ekzistuese në aktivitetin e nxjerrjes së naftës bruto. Një ndikim në rënien e investimeve të huaja në këtë sektor, për të dytin vit radhazi, mund të ketë pasur edhe vendimi i kompanisë Shell për ndërprerjen e operacioneve në Shqipëri.

    Në rënie paraqitet gjithashtu edhe dega e industrisë përpunuese. Për 9-mujorin, investimet e huaja në këtë sektor arritën në 77 milionë euro, në ulje me 62% krahasuar me një vit më parë.

    Sektori energjetik renditet i pesti për nga vlera e investimeve të huaja direkte, me 92 milionë euro për 9-mujorin 2025. Megjithatë, edhe në këtë sektor vlera e investimeve të huaja paraqitet në rënie, me 26% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Energjetika udhëhoqi rritjen e investimeve të huaja direkte në Shqipëri për vite me radhë, kryesisht falë investimit madhor në gazsjellësin TAP, por edhe projekteve të tjera, sidomos në energjinë hidrike. Në vitet e fundit, ka një rritje të interesit kryesisht në ndërtimin e parqeve fotovoltaike, që prodhojnë energji diellore.

    Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja direkte në 9-mujorin e parë të vitit arritën një shifër rekord prej 1.21 miliardë eurosh, niveli më i lartë historik i regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit. Vlera e investimeve të huaja direkte deri tani këtë vit paraqitet në rritje me 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./MONITOR

    Investimet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zyrtare/ Pritjes së gjatë i vjen fundi, nis epoka e Zidane në stolin e Francës

    July 28, 2026

    Trafikuan 8.1 tonë drogë, dorëzohet në polici Nazmi Shahini. Pjesë e grupit të vëllezërve Hoxhosmani e bosit të “Cincos”

    July 28, 2026

    I dënuar me 11 vite burg për trafik droge në Itali, arrestohet 48-vjeçari në kërkim ndërkombëtar (EMRI)

    July 28, 2026

    Nga prishja e seancave te vjedhja e dokumentit sekret, Agron Shehaj 5 dënime gjatë këtij sesioni parlamentar

    July 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.