Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?

    Zyrtare/ Pritjes së gjatë i vjen fundi, nis epoka e Zidane në stolin e Francës

    Trafikuan 8.1 tonë drogë, dorëzohet në polici Nazmi Shahini. Pjesë e grupit të vëllezërve Hoxhosmani e bosit të “Cincos”

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Trafikuan 8.1 tonë drogë, dorëzohet në polici Nazmi Shahini. Pjesë e grupit të vëllezërve Hoxhosmani e bosit të “Cincos”

    July 28, 2026
    Trafikuan 8.1 tonë drogë, dorëzohet në polici Nazmi Shahini. Pjesë e grupit të vëllezërve Hoxhosmani e bosit të "Cincos"

    Vetëdorëzohet në polici Nazmi Shahini, i njohur edhe me mbiemrin Drazhi, i kërkuar nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal për trafik ndërkombëtar droge dhe grup të strukturuar kriminal. Vënia e tij në pranga u bë pasi ndaj Nazmi Shahini alias Drazhi, Gykata e Posaçme ka caktuar në mungesë masën e sigurisë arres në burg. Sipas SPAK, grupi ku ai bënte pjesë ka vepruar gjatë viteve 2020-2021 dhe ka trafikuar në total 8.1 ton drogë, si kokainë e kanabis. Droga transportohej nga Brazili, Ekuadori, Kolumbia, Spanja dhe Maroku drejt Italisë, Belgjikës, Holandës, Spanjës dhe shteteve të tjera evropiane.

    SPAK dërgoi për gjykim grupin e sofistikuar të krimit të organizuar, ku bënte pjesë Nazmi Shahini (Drazhi) më 8 korrik të këtij viti. Ata dyshohet se trafikuan kokainë nga Amerika Latine, drejt vendeve të BE-së dhe Britanisë së Madhe në vitet 2020-2021. Një vit më parë, SPAK nxori masat e sigurisë për 15 emra të njohur pjesë e trafikut. Pjesë e grupit ishn Artur Hoxhosmani, Genti Nderjaku (i njohur edhe si Kili apo  Ekil Nderjaku, Devid Patrut (i njohur edhe me 3 emra të tjerë), Ermir Ndreaj dhe Erion Alibej për SPAK ishin drejtuesit dhe financuesit e trafikut të drogës, ndërsa pjesëmarrës në grup ishin Klevis Hoxhosmani, Ramazan Rraja, Plaurent Dervishaj, Amar (alias Dritan) Shkëmbi, Amer (alias Ilir) Lloshi, Bashkim Haxhija, Julian Meçaj, Bledar Polovina dhe Endrit Sinani.

    Të gjithë së bashku, edhe me bashkëpunëtorë të tjerë ende të paidentifikuar, sipas SPAK, kanë koordinuar aktivitete të ndryshme kriminale edhe përmes komunikimeve në platformën e enkriptuar “SkyECC”, të cilat janë në dispozicion të drejtësisë, të siguruara nga autoritetet franceze. Gjithsej 8126 kg drogë që SPAK ka vërtetuar se është trafikuar nga rrjeti është sjellë në Evropë nga vende si Brazili, Ekuadori apo Kolumbia kur bëhet fjalë për kokainën, ndërsa kanabisi e hashashi nga Spanja. E gjithë sasia është shitur në vendet e Bashkimit Evropian.

    Korrikun e vitit 2025, SPAK arrestoi vëllezërit biznesmenë Artur dhe Klevis Hoxhosmani, biznesmenin e “Cinco Cavalli” Ermir Ndreaj, Ilir Lloshajn dhe një dyshe që më herët kishin qenë rivalë, por në këtë dosje, dalin bashkëpunëtore; i penduari i drejtësisë Erion Alibej dhe ish-kreu i bandës së Durrësit, Plaurent Dervishaj, të cilëve iu komunikua masa në qelitë e paraburgimit. Gjatë kontrolleve në shtëpinë e Artur Hoxhosmanit u gjetën 3 pistoleta pa leje, ndërsa më vonë në burg atij iu gjet një Iphone 17. Grupit i janë sekuestruar sasi të mëdha parash, makina luksoze, një skaf prodhim i vitit 2025, bizhuteri, llogari bankare etj.

    dorëzohet në polici Nazmi Shahini Pjesë e grupit të vëllezërve Hoxhosmani e bosit të "Cincos" Trafikuan 8.1 tonë drogë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?

    July 28, 2026

    Zyrtare/ Pritjes së gjatë i vjen fundi, nis epoka e Zidane në stolin e Francës

    July 28, 2026

    Trafikuan 8.1 tonë drogë, dorëzohet në polici Nazmi Shahini. Pjesë e grupit të vëllezërve Hoxhosmani e bosit të “Cincos”

    July 28, 2026

    I dënuar me 11 vite burg për trafik droge në Itali, arrestohet 48-vjeçari në kërkim ndërkombëtar (EMRI)

    July 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.