Sekretariati i Etikës e përjashtoi me 60 ditë të tjera Agron Shehajn nga punimet e Kuvendit. Vendimi u mor një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në ambientet e parlamentit ku deputeti Shehaj mori me forcë një dokument të klasifikuar, marrëveshjen e huasë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky është dënimi i pestë që Agron Shehaj merr gjatë këtij sesioni parlamentar.
I pari ishte më 19 nëntor 2025, kur Agron Shehaj prishi seancën gjatë se cilës ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku po fliste për herë të parë për akuzën që SPAK ngriti ndaj saj për shkelje të barazisë në tenderë. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi e përjashtoi nga seanca plenare.
Katër muaj më pas, Shehaj përjashtohet me 20 ditë nga punimet e Kuvendit, pasi bllokoi senacën plenare të 2 marsit në një përballje me socialistët për çështjen e Rrjollit.
Shehaj mori edhe 2 dënime të tjera me nga 30 ditë, të dyja të marra në muajin qershor pas përplasjes me ministrin Petrit Malaj dhe kryeministrin Edi Rama në dy seanca të ndryshme.
Dënimi i fundit për këtë sesion parlamentar ishte vendimi i sotëm i marrë nga Etika, e cila e ndëshkoi maksimalisht me përjashtim 60 ditë nga punimet e kuvendit. Vendim që do të futet nga shtatori me nisjen e sesionit të ri parlamentar.


