TIRANË– Ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoji është paraqitur ditën e sotme në SPAK për të dëshmuar lidhur me atentatin që u bë ndaj tij në vitin 2019.
Ai ka zbuluar pjesë nga biseda që ka bërë me babain e Julian Meçajt (i pandehur në këtë proces). Ish-prokurori i Durrësit u shpreh se e ka pyetur babain e Meçajt se çfarë borxhi i ka atyre.
“Basir Meçes, babait të Julian Meçes, (i pandehur në proces) e kam pyetur nëse është e vërtetë kjo gjëja, është shumë e rëndë. Të kam ndonjë borxh unë ty? Nje djalë ke, merre dhe hiqe nga Shqipëria. Nëse është lidhje me atë (Plarent Dervishaj), është thjesht ushtar.”-tha Ndoji.
Pas kësaj ndërhyn Devishaj i cili i tha Ndojit: M’u drejto me emër mua.
Pjesë nga dëshmia
Arjan Ndoji: Me Pëllumb Muharremin nuk jam takuar më, me Genc Malokun, kam një raport normal, i humbi djali në makinë me mua. Me Dorian Shabën nuk kam pasur komunikim, asnjë kontakt për ngjarjen. Nuk kam interes pasuror në Gjirin e Lalzit.
SPAK: E njihni Halit Valterin?
Arjan Ndoji: E njoh si figurë publike, e përshëndeta dhe qeparë. Ka nxjerrë një video, ku sipas tij janë autorët e atentatit tim. Nxorri videon në kuvend, por nuk e di a janë ata.
Basir Meçes, babait të Julian Meçes, (i pandehur në proces) e kam pyetur nëse është e vërtetë kjo gjëja, është shumë e rëndë. Të kam ndonjë borxh unë ty? Nje djalë ke, merre dhe hiqe nga Shqipëria. Nëse është lidhje me atë (Plarent Dervishaj), është thjesht ushtar.
Ndërhyn Plarent Dervishaj: M’u drejto me emër mua!/Radar.al


