Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ndodh puthja e parë në “Ferma VIP”, Indri dhe Vanesa i dorëzohen ndjenjave

    “Alarm” në BBC, pritet të shkurtohen deri në 2.000 vende pune

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Një ditë para zgjedhjeve në Himarë, policia zbulon planin e masave për mbarëvajtjen e votimeve

    August 3, 2024
    Një ditë para zgjedhjeve në Himarë, policia zbulon planin e masave për mbarëvajtjen e votimeve

    Ditën e nesërme, në 4 Gusht, do të mbahen zgjedhjet e parakohshme për bashkinë e Himarës. Policia me anë të një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur planin e masave që do të ndërmerren për mbarëvajtjen e procesit të votimit.

    Sipas njoftimit, është miratuar nga KQZ-ja lista e punonjësve të Policisë që do të angazhohen në procesin zgjedhor.

    Më tej, në njoftimin zyrtar thuhet se janë të angazhuar 52 punonjës policie që do të sigurojnë materialet zgjedhore në 36 qendrat e votimit.

    Njoftimi i policisë:

    Në Komisariatin e Policisë Himarë, Drejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike dhe Shefi i Sektorit të Rendit në Departamentin e Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, së bashku me Zëvendësdrejtorin për Rendin dhe Sigurinë Publike në DVP Vlorë dhe Shefin e Komisaratit të Policisë Himarë, zhvilluan instruktazhin me punonjësit e Policisë të angazhuar me detyra në procesin zgjedhor. Punonjësve të Policisë iu komunikuan detyrat që ka secili prej tyre për ruajtjen e qendrave dhe materialeve të votimit, si dhe masat e ndërmarra me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike dhe mbarëvajtjen e procesit gjatë procesit zgjedhor të datës 04 Gusht 2024.

    I gjithë personeli policor i angazhuar me detyra gjatë procesit zgjedhor është i trajnuar për detyrat që ka dhe që kryen Policia e Shtetit gjatë procesit zgjedhor.

    Është miratuar nga KQZ-ja lista e punonjësve të Policisë që do të angazhohen në procesin zgjedhor.

    Në këtë proces zgjedhor janë të angazhuar 52 punonjës policie që do të sigurojnë materialet zgjedhore në 36 qendrat e votimit.

    Në këtë kuadër, apelojmë për të gjithë qytetarët dhe subjektet e përfshira në këtë proces që të respektojnë plotësisht të gjitha detyrimet ligjore me të cilat i ngarkon Kodi Zgjedhor dhe ligjet e tjera.

    Gjithashtu, Policia e Shtetit garanton qytetarët se ka ndërmarrë të gjitha masat që e drejta e tyre kushtetuese për zgjedhjen e drejtuesit të pushtetit lokal të ushtrohet e lirë, e qetë, e pacenuar dhe e paintimiduar prej askujt.

    kzaz policia plan masash zgjedhjet e Himares
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ndodh puthja e parë në “Ferma VIP”, Indri dhe Vanesa i dorëzohen ndjenjave

    April 16, 2026

    “Alarm” në BBC, pritet të shkurtohen deri në 2.000 vende pune

    April 16, 2026

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    April 16, 2026

    Dita e dytë pa shërbim të plotë autobusësh, operatorët presin përgjigje për kompensim

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.