Ditën e sotme pritet të të zhvillohet seanca e radhës parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë.
Sipas një njoftimi të bërë në faqen zyrtare të Kuvendit, seanca pritet të nisë në orën 17:00.
Gjatë seancës pritet të mbajë fjalën përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë, Kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës së Çekisë, Shkëlqesia e Saj Markéta Pekarová Adamová.
Referuar tensioneve të fundit në Kuvend, mbetet për t’u parë nëse ditën e sotme do zhvillohet një seancë e qetë apo jo.
Ju kujtojmë se javën e shkuar u miratua me votat e Partisë Socialiste buxheti i 2025.



