Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Një boksier, një shofer kamioni dhe një artist: Protestuesit e vr*rë në Iran

    January 11, 2026

    Dhjetëra protestues janë vrarë si pasojë e shtypjes brutale të protestuesve nga Qeveria gjatë demonstratave të vazhdueshme mbarëkombëtare kundër pushtetit klerikal të Iranit. Radio Farda e Radios Evropa e Lirë (REL) ka verifikuar vdekjen e 25 protestuesve deri më 9 janar, përfshirë pesë të mitur, megjithëse besohet se numri i vërtetë i viktimave është më i lartë. Demonstratat shpërthyen në pazaret e kryeqytetit, Teheran, më 28 dhjetor. Prej atëherë, ato janë përhapur në dhjetëra qytete dhe qyteza në gjithë vendin me rreth 92 milionë banorë. Më shumë se gjysma e vdekjeve të verifikuara nga REL-i kanë ndodhur në provincat perëndimore Lorestan, Ilam dhe Kermanshah.

    Këto tri provinca të varfra janë shtëpi e pakicave etnike dhe janë goditur rëndë nga përkeqësimi i krizës ekonomike të Iranit, duke i nxitur demonstratat.

    Shumica dërrmuese e protestuesve të vrarë janë burra të rinj dhe shumica vdiqën nga plagët e shkaktuara nga armët e zjarrit. Forcat iraniane kanë përdorur taktika të ashpra, përfshirë qëllimin në drejtim të turmave të protestuesve.

    Praktikanti ligjor
    Të paktën shtatë protestues janë vrarë në Lorestan, shtëpia e grupit etnik lor. Pesë u vranë vetëm në qytetin e vogël Azna.

    Mes tyre ishte Ahmad Reza Amani, 28 vjeç, praktikant në shoqatën vendëse të avokatëve. Ai u qëllua për vdekje nga forcat e sigurisë gjatë një proteste më 1 Janar.

    Mustafa Fallahi, 15 vjeç, u vra gjithashtu gjatë demonstratës në Azna. Një tjetër adoleshent, Taha Safari 16 vjeç, u qëllua dhe më pas vdiq nga plagët.

    Amir Hossam Khodayarifard u vra nga forcat e sigurisë gjatë një proteste në qytetin Kohdasht të Lorestanit më 1 janar. Dega lokale e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) tha se Khodayarifard ishte anëtar i forcës paramilitare Basij, një pretendim i hedhur poshtë nga familja e tij.

    Ahad Ebrahimi është një tjetër protestues i vrarë në Lorestan. Ai u qëllua për vdekje gjatë një proteste në qytetin Noorabad më 1 janar.

    Badibuillderi dhe boksieri

    Dhjetëra protestues u mblodhën më 3 janar pranë një ndërtese dykatëshe të përdorur nga IRGC-ja në qytetin Malekshahi të provincës Ilam. Ndërsa demonstruesit brohorisnin slogane kundër pushtetit dhe hidhnin gurë drejt ndërtesës, anëtarët e IRGC-së u ngjitën në çati dhe hapën zjarr mbi turmën.

    Pesë njerëz u vranë në një nga incidentet më vdekjeprurëse që nga shpërthimi i protestave.

    Fares Aghamohammadi, Mehdi Emamipur dhe Latif Karimi ishin ndër të qëlluarit për vdekje. Karimi ishte një ish-anëtar i IRGC-së, i cili u qëllua pasi u bëri thirrje forcave të sigurisë të mos qëllonin mbi protestuesit, sipas djalit të tij. Familjarët e tij i thanë Radios Farda se ai ishte mes protestuesve.

    Reza Azimzadeh, 27 vjeç, badibuillder, ishte një tjetër protestues i vrarë më 3 janar në Malekshahi. Një sportist tjetër, boksieri Mohammad Reza Karami, u plagos gjatë protestës dhe më pas vdiq në spital.

    Shoferi i kamionit

    Tre protestues u vranë në provincën Kermanshah më 3 janar. Mes tyre ishin vëllezërit Rasul dhe Reza Kadivorian, të dy punëtorë ndërtimi.

    Më i madhi, Reza 20 vjeç, u qëllua për vdekje gjatë protestës. Vëllai i tij, Rasul 17 vjeç, u qëllua dhe u plagos, por më vonë vdiq në spital.

    Në qarkun Haris të Kermanshahut, një shofer kamioni 42-vjeçar u vra gjatë një proteste më 2 janar. Autoritetet pretenduan se Ali Azizi ishte anëtar i IRGC-së, një pretendim i mohuar nga familja e tij.

    Trajneri i futsallit

    Në provincën jugore Fars, Khodadad Shirvani-Manfard, u qëllua në kokë nga afër gjatë protestave më 1 janar në qytetin Marvdasht.

    Të afërmit e 33-vjeçarit i thanë Radios Farda se ai u vra pranë një stacioni policor. Video të publikuara në rrjetet sociale treguan protestuesit duke e bartur trupin e tij.

    Dy të tjerë – përfshirë Amir Mohammad Kohkan, 26 vjeç, trajner futsalli, dhe Mansur Mokhtari – u qëlluan për vdekje nga forcat e sigurisë në Marvdasht. Të afërmit e Kohkan i thanë Radios Farda se ai vdiq nga një plagë plumbi në kraharor.

    Artisti i hip-hopit

    Të paktën katër persona janë vrarë në provincën jugperëndimore Chaharmahal dhe Bakhtiari. Mes tyre janë Sajjad Valamanesh Zeilaei, 20 vjeç, dhe Ahmad Jalil, 21 vjeç, të dy të vrarë gjatë një tubimi në qytetin Lordegan më 1 janar.

    Soroush Soleimani, 28 vjeç, i cili thuhej se ishte artist hip-hopi, u qëllua për vdekje më 4 janar gjatë protestave në Hafeshjan. Video treguan protestues duke i vënë flakën një ndërtese në qytet.

    Pronari i dyqanit

    Qyteti i shenjtë shiit i Qomit ka përjetuar disa protesta që janë shndërruar në vdekjeprurëse.

    Hossein Rabiei vdiq pasi pësoi plagë plumbi në kraharor. Një zyrtar lokal në Qom tha se 34-vjeçari, pronar dyqani, vdiq pasi shpërtheu një granatë dore që ai po mbante. Ky pretendim është hedhur poshtë nga familja e tij.

    Mohammad Nuri vdiq në Qom më 2 janar. Të afërmit e tij thanë se ai u qëllua në kraharor.

    Në provincën qendrore Isfahan, Dariush Ansari Bakhtiarvand u vra gjatë një proteste në qytetin Foladshahr më 1 janar. Pamje të trupit të tij të pajetë në një spital janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

    Policia ka pretenduar se 37-vjeçari u vra pas një përleshjeje me persona të panjohur, por të afërmit e tij thanë se ai u ndoq dhe u vra nga oficerë të sigurisë pasi kishte marrë pjesë në protestën në Foladshahr./REL

    iran Teheran Tre te vrare ne Iran
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    April 17, 2026

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    April 17, 2026

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    April 17, 2026

    Tensione në protestë para Kryeministrisë/ Aulon Kalaja dërgohet në urgjencë pas gazit lotsjellës

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.