DARDHË– Mëngjesin e kësaj të premteje kanë nisur reshjet e dëborës në qarkun e Korçës. Konkretisht, në aksin rrugor Boboshticë–Dardhë, autoritetet rrugore kanë nisur pastrimin e rrugës me borëpastruese dhe hedhjen e kripës.
Nga informacionet nuk raportohen akse rrugore të bllokuara apo të cilat kalohen me vështirësi për qarkullimin. Sipas Prefekturës së Korçës, qarkullimi është normal në të gjitha akset kryesore të qarkut.
Ndërsa stafi i Drejtorisë Qendër-Lindje të Autoritetit Rrugor Shqiptar po i monitoron akset rrugore për të garantuar ndërhyrje të menjëhershme aty ku është e nevojshme./Radar.al


