Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump: Mund të rifillojnë bisedimet me Iran brenda pak ditësh

    Qeveria dëmshpërblen fermerët për murtajën e bagëtive, kompensim financiar për dëmet në të gjithë vendin

    Legjenda Tomaszewski kritikon ashpër Lewandowskin: Mos i lejo të nëpërkëmbin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Ngrihet alarmi: HIV në rritje. 10 raste të reja në pesë muaj

    June 7, 2025
    Ngrihet alarmi: HIV në rritje. 10 raste të reja në pesë muaj

    Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të infektimit me virusin HIV – shifër kjo që, sipas mjekëve, konfirmon trendin shqetësues të rritjes. Viti i kaluar u mbyll me 34 raste të identifikuara, për dallim nga 2023-ta me 20. Shifrat e fundit janë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku të gjitha institucionet shëndetësore – qofshin publike, apo private – janë të obliguara t’i raportojnë rastet.

    Infektologët thonë se numri i rasteve me HIV – virusin që dëmton sistemin imunitar të personit të prekur dhe mund të transmetohet te tjetri përmes shkëmbimit të lëngjeve trupore – është alarmant.

    “Nuk ka informim të mjaftueshëm të të rinjve se si bartet ky infeksion. Ndoshta nuk ka as informata se ku duhet dhe ku mund të testohen”, thotë Murat Mehmeti, shef i repartit për sëmundje seksualisht të transmetueshme në Klinikën Infektive në Prishtinë.

    HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

    Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai tregon se në këtë klinikë, që funksionon brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, deri më tash këtë vit janë regjistruar dhjetë raste të reja me HIV.

    “Vitin e kaluar kemi pasur 29 raste të reja [në Infektive] – një numër shumë më i lartë se në vitin 2023”, thotë Mehmeti, duke shtuar se shumë raste edhe nuk raportohen dhe identifikohen, për shkak të paragjykimeve.

    Këtë javë, kur ekipi i REL-it ishte në Infektive, aty ishin të shtrirë dy persona të infektuar në gjendje të rëndë.

    Sipas Mehmetit, në këtë klinikë, aktualisht, marrin shërbime dhe terapi rreth 100 të infektuar. Testimi dhe terapia aty, ashtu sikurse edhe në institucionet tjera publike të Kosovës, ofrohen falas.

    “Jetoj me HIV prej më shumë se 20 vjetësh”

    Imeri, një pensionist nga Kosova që jeton me HIV prej më shumë se 20 vjetësh, thotë për Radion Evropa e Lirë se momenti kur e ka marrë vesh se është i infektuar, ka qenë një tronditje e madhe për të. Ai nuk e di saktësisht se si e ka marrë virusin, por dyshon se mund të jetë infektuar kur ka bërë një tatuazh jashtë vendit.

    “Po atë ditë, atë gjilpërë e kemi përdorur disa persona”, tregon Imeri.

    Prej atëherë, jeta e tij ka ndryshuar rrënjësisht – është përballur me probleme shëndetësore, sociale dhe ekonomike. Jeton pothuajse i vetëm dhe viziton shpesh Klinikën Infektive në Prishtinë për terapi. Thotë se, për shkak të kushteve të vështira ekonomike, “ngopet me bukë vetëm kur është në spital”. Në IKSHPK konfirmojnë për Radion Evropa e Lirë se “ekziston edhe mundësia e testimit anonim dhe pa pagesë”.

    Zyrtarët në këtë institut thonë se janë bërë fushata të shumta për rritjen e vetëdijes për këtë virus, sidomos me gjeneratat e reja në shkolla. Kjo, edhe për faktin se mosha e të prekurve sillet kryesisht nga 20 vjeç e lart.

    Edona Dobroshi-Deva, menaxhere e Programit Global për HIV-in në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se rritja e numrit të rasteve me këtë virus, mund të ketë ndodhur për dy arsye: e para, vetëdijesimi i njerëzve për t’u testuar dhe, e dyta, shfaqja e simptomave të virusit, pasi personi mund të jetë infektuar vite më herët.

    “Të gjitha evidencat në Kosovë tregojnë se të rinjtë nisin marrëdhënie seksuale në mosha të hershme. Kështu që mendoj se edukimi duhet të fillojë sa më herët”, thotë Dobroshi-Deva për Radion Evropa e Lirë.

    Ministria e Shëndetësisë e Kosovës nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për komente në këtë temë. Por, në ueb-faqen e kësaj ministrie figuron një dokument strategjik dhe plani i veprimit për kontrollin e disa sëmundjeve, përfshirë HIV-in. Ministria thotë se synon ta përdorë atë si instrument kyç për “zbatimin efektiv të politikave të parandalimit, kujdesit dhe trajtimit të këtyre infeksioneve”.

    Rasti i parë me HIV në Kosovë është paraqitur në vitin 1986. Që atëherë, mbi 50 veta kanë humbur jetën./REL

    HIV kosove në rritje
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump: Mund të rifillojnë bisedimet me Iran brenda pak ditësh

    April 22, 2026

    Qeveria dëmshpërblen fermerët për murtajën e bagëtive, kompensim financiar për dëmet në të gjithë vendin

    April 22, 2026

    Legjenda Tomaszewski kritikon ashpër Lewandowskin: Mos i lejo të nëpërkëmbin

    April 22, 2026

    Pse Elisa nuk është shembulli

    April 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.