Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Isha tërbuar”, shqiptari në Greqi kërkon falje pasi v*au bashkëshorten me çekiç

    Aksident në qendër të Laçit, tre të plagosur dërgohen me urgjencë në Tiranë

    “Do t’ju vijmë papritur”, Dashnor Sula paralajmëron bizneset pas skandalit me ushqimet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Pse Elisa nuk është shembulli

    April 22, 2026

    Nga Reldar Dedaj

    Në mungesë të transparencës, në mungesë të debatit politik, në mungesë të kushteve për të sqaruar simpatizantët e qytetarët, në mungesë të ligjit dhe funksionit të jetës parlamentare në vend, në mungesë të zgjedhjeve të lira e të drejta, në mungesë të shtetit dhe të demokracisë, shumë gazetarë dhe jo vetëm ata, sot po pyesin: Ku do të dalë Elisa Spiropali? Në fakt, në radhë të parë, një pyetje e tillë sado naive të duket, nuk shërben vetëm si një pyetje që kërkon të shpjegojë diçka, por shumë më shumë se kaq, mbi të gjitha, shërben si një ftesë për ta thirrur në tribunë dhe më shumë sesa për ta kuptuar, vlen për ta bërë të dukshme atë.

    Publikja e znj. Spiropali nuk ka qenë pa kosto, madje as atëherë kur ishte bërë tabelë qitjeje dhe askush s’e kursente më për asgjë, por e vetëdijshme për atë që bënte dhe për koston që merrte, duke hequr dorë edhe nga dinjiteti e personaliteti, kur thoshte dhe bënte gjëra që ndoshta as vetë s’i besonte, kur e tallnin dhe e përqeshnin pikërisht për hir të rolit që merrte, një pyetje tjetër të vjen në mendje se për çfarë i vlente ky angazhim, politika, karriera? Mos vallë kaq i madh është përfitimi në politikë, sa i gjithë ky breshër sulmesh e goditjesh mbi brez e nën brez i duket asgjë, por thjesht një ves e pranueshme stine. Eh, në qoftë kështu, nëse ky është vektori që udhëheq znj. Spiropali, atëherë me siguri peshorja e asaj dhe e të gjithë atyre që po tentojnë ta kthejnë në skenë po anon siç duhet, dhe po, tani mund të themi se politika ia vlen me gjithë koston e lartë.

    Në këtë përllogaritje shansesh dhe vlerash, ajo dhe të gjithë ata të tjerët, më shumë këta të skenës, duhet ta dinë se në kohën kur Elisa Spiropali hyri në radhët e Partisë Socialiste, mes fluksit të të rinjve që afroi Edi Rama, askush s’mund të vinte bast se pas ca kohësh, kjo ithanake do ia dilte që nga fundi i një formacioni të mbushur me gladiatorë, të kapërcente një e nga një shkallët për t’u ngjitur jo vetëm drejt parlamentit, por në krye të tij, si numri dy i shtetit. Dhe kjo e ka një shpjegim.

    Elisa Spiropali nuk është një model. Nuk është as një dritë në fund të tunelit, as një ide dhe mbi të gjitha asnjë projekt. Ajo është thjesht një shprehje gjuhësore. Vetëm kaq. Sigurisht, punëtorët e skenës, ata që po lodhen çdo ditë për ta ngjitur në podiumin që vetë ndërtojnë dëshirojnë që ajo të jetë më shumë se një shprehje gjuhësore, më shumë se sa shfaqet dhe për hir të së vërtetës edhe më shumë se sa është. Kritikat e saj drejtuar mazhorancës socialiste nuk janë një rrufe në qiell të hapur, përkundrazi, Partia Socialiste, si mazhorancë drejtuese, arriti të fusë në Kuvend më shumë armë se libra, më shumë trafikantë se njerëz normalë, dhe si për të mos mjaftuar as kjo, në presion nga ndërkombëtarët u detyrua, së bashku me trafikantët e femrave dhe pistoletat, të votonin një ligj, që e dekriminalizonte Kuvendin e Shqipërisë, duke e shndërruar republikën shqiptare në republikën më të shëmtuar të Europës.

    Elisa aty ishte atëherë, por kapakut të pusit ende nuk i ishte dhënë e shtyra që era e rëndë të ngrihej. Kur iu dha e shtyra përfundimtare atij kapaku dhe ne të tjerët e kuptuam se çfarë soji e sorollopi kishte brenda, Elisa Spiropali shoqërohej në Shkodër nga Pëllumb Gjoka, një nga personazhet e njohur të dosjes “Metamorfoza”. Me atë shoqërim dhe me rezultatin e fituar, me gjasë mund të ketë menduar se duke ftuar në ndihmë ca banditë, mund të shporrte disa banditë të tjerë. Po a ka gjë më fyese se sa kjo për shqiptarët? Më cinike dhe më raciste? Na thoni, a ka? Jo. Nuk ka. Një mentalitet i tillë i paragjykon shqiptarët. U heq atyre mundësinë se kanë aftësinë të rrëzojnë kriminelët nga pushteti pa u bërë palë me krimin.

    Ajo është veç një shprehje gjuhësore se s’mund të jetë tjetër më shumë se kaq. Sepse, të bësh karrierë në politikë, pra, me pak fjalë, të ngjitesh nga fundi dhe të dalësh në krye të saj, duhet të mbështetesh nga një i fortë, i paprekshëm dhe me imunitet në shoqërinë e traumatizuar shqiptare. Ky është një mentalitet që modeli Elisa e ka shndërruar në zgjidhje, duke na rrezikuar ne si shoqëri dhe më shumë se sa na infekton, në fakt, infekton të rinjtë e Shqipërisë, të cilët për fat të keq janë ata që po ikin nga Shqipëria, edhe për shkak të modelit që ofron Elisa. Pasi, ky është një model në shumë raste i pakonkurueshëm.

    Çfarë i thotë ky model asaj vajzës në Kiras, njeriut të varfër në Shqipëri. Ajo nuk ka mundësi të bëjë një karrierë normale. Jeta ia ka bërë të pamundur, trashëgimia nuk ia lejon, shkolla nuk i vlen, sepse Elisa s’e lejon. Modeli i saj është kostoja më e madhe e shoqërisë tonë. Është një model që s’e ndëshkojmë dot as me votë. Elisa e shkolluar në Kanada dhe Amerikë që të ecë larg, që të ngjitet lart, që të shfaqë luks dhe arrogancë kishte shumë nevojë dje për Pëllumb Gjokën dhe sot për Orik Shytin, i cili s’la gur pa lëvizur dhe presion pa bërë për ta çuar në Ministrinë e Infrastrukturës. Nuk ia doli. Kanë ndryshuar kohët dhe rrethanat. Jetojmë në paqartësi politike dhe këtë më mirë se Edi Rama nuk e kupton askush tjetër.

    Megjithatë, në fund fare, punëtorët e skenës një gjë duhet ta kenë të qartë, angazhimi për Elisa Spiropalin s’mund të lexohet si investim për promovimin e një modeli ndryshe brenda familjes socialiste shqiptare, përkundrazi, gjithçka do lexohej si mbrojtje e kolateralit që dy burra të fortë shqiptarë kanë lënë si garanci në biznesin e madh të Edi Ramës. Kaq është historia. Hyni dhe zgjidhni.

    Elisa Spiropali Reldar Dedaj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Isha tërbuar”, shqiptari në Greqi kërkon falje pasi v*au bashkëshorten me çekiç

    April 22, 2026

    Aksident në qendër të Laçit, tre të plagosur dërgohen me urgjencë në Tiranë

    April 22, 2026

    “Do t’ju vijmë papritur”, Dashnor Sula paralajmëron bizneset pas skandalit me ushqimet

    April 22, 2026

    Los Angeles kufizon përdorimin e ekraneve në shkolla, masa e parë e këtij lloji në SHBA

    April 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.