TIRANË– Seanca plenare në Kuvend ka nisur me tensione këtë të enjte, ndërsa Niko Peleshi i ka hequr të drejtën e fjalës deputetit të partisë Demokratike, Flamur Noka.
Ky vendim u mor nga Peleshi për arsye se demokrati shkoi drejt foltores gjatë fjalës së ministres së Brendshme, Albana Koçiu, ku i kërkuan dorëheqjen për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.
Noka: Duhet t’ju vijë turp.
Ministrja e Brendshme: Nuk më intimidon duke më drejtuar gishtin. Jam një grua në detyrë, mos e politizo situatën. Trup të kesh ti nga mëngjesi deri në darkë.
Peleshi: Zoti Noka vërejtje sipas rregullores. Duke qenë se morët një tërheqje vëmendje dhe një vërejtje dhe përdorët fjalë fyese që cënojnë drejtuesin e seancës, ju heq të drejtën e fjalës për ditën e sotme./Radar.al


