Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Politike

    Ngjarja te ‘Fan Noli’/ Koçiu: Bashkëpunim mes aktorëve të shoqërisë për parandalimin e dh*nës

    November 20, 2024
    Ngjarja te 'Fan Noli'/ Koçiu: Bashkëpunim mes aktorëve të shoqërisë për parandalimin e dh*nës
    Albana Koçiu

    TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu mori pjesë sot në seancën dëgjimore të Grupit të Deputetëve “Miqtë e Fëmijëve” në përvjetorin e Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve”.

    Që në hyrje të fjalës së saj, ministrja Koçiu u ndal te ngjarja tragjike ndodhur dy ditë më parë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë ku humbi jetën një 14-vjeçar i cili u vra nga bashkëmoshatari i tij.

    Koçiu deklaroi se “MSHMS mbështet fort nismën e ndërmarrë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për një Plan Veprimi të koordinuar institucional për sigurinë në shkolla. Vetëm bashkëveprimi i të gjithëve mund të sjellë rezultate të dukshme në drejtim të parandalimit të dhunës, bullizmit, diskriminimit apo stigmatizimit në shkollat tona. Përgjegjësia ndaj fëmijëve është detyrim për të gjithë aktorët e shoqërisë, veçanërisht për trinomit mësues, nxënës dhe prindër”.

    “Orientimi, bashkëpunimi dhe unifikimi i politikave për një ambient të sigurt në shkolla do të prodhojë më shumë siguri. Ndaj, të bëhemi të gjithë bashkë për një qëllim madhor: mbrojtjen dhe edukimin e brezit të ri. Duhet të jemi së bashku të gjithë aktorët, institucionet shtetërore, pushteti vendor, komunitetet, partnerët, shoqëria civile, media, për të luftuar fenomene të tilla dhe për të adresuar problematika kaq serioze. Ndaj t’i bashkohemi këtij plan-veprimi, ta mbështesin dhe përmirësojnë atë me propozime produktive, nëse kanë vullnetin pozitiv për të kontribuar për një të ardhme më të sigurt për brezat e rinj, larg dhunës”, apeloi ministrja.

    Ajo tha se nga Komiteti për të Drejtat e Fëmijës janë evidentuar gjithsej 51 rekomandime, nga të cilat më prioritaret kanë të bëjnë me mosdiskriminimin, dhunën ndaj fëmijëve, abuzimin dhe shfrytëzimin seksual, sigurimet shoqërore, standardi i jetesës dhe arsimimi dhe për të cilat është hartuar një plan i detajuar veprimi dhe masash me aktorët përgjegjës për zbatimin e tyre.

    “Ndërsa puna vazhdon për adresimin e këtyre rekomandimeve një pjesë e tyre tashmë janë zbatuar, theksoj faktin që edhe në buxhetin e vitit 2025 do kemi më shumë mundësi për të adresuar problematika dhe për të mbështetur familjet në nevojë apo fëmijët që janë jashtë kujdesit prindëror. Rishikimi i skemave tona sociale ka sjellë trefishim i mbështetjes financiare për më shumë se 1 mijë fëmijë pa kujdes prindëror, trefishim i mbështetjes financiare për 10 mijë familje që kujdesen për tre ose më shumë fëmijë, dyfishim i mbështetjes financiare për rreth 6 mijë familje me kryefamiljare femra”, theksoi Koçiu.

    Ministrja nënvizoi se “9200 nëna të papuna me tre ose më shumë fëmijë, mbështeten nga programi për subvencionimin e sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore, 34 mijë fëmijë të grupeve të moshave 6-14 vjeç mbështeten me subvencione për të ndjekur arsimin e detyrueshëm, 2227 bonuse bebesh të dhëna vetëm gjatë këtij viti si dhe fuqizimi i familjes përmes riintegrimit social të anëtareve përmes programeve sociale, formimit profesional ku kanë përfituar rreth 2409 familje me fëmijë”.

    Sa i përket mbështetjes dhe ndihmës për fëmijët me aftësi të veçanta, ministrja e Shëndetësisë deklaroi se “kemi filluar me trajtimin dhe diagnostikimin e hershëm të aftësisë së kufizuar sidomos në grupmosha 0-2 vjeç aty ku është edhe fokusi më i madh me qëllim evidentim sa më të shpejtë dhe trajtimin akoma më mirë pasi e dimë që sa më shpejt të kapen problematika lidhur me specifika të veçantë të fëmijëve tanë, aq më shpejt mundet edhe t’i trajtojmë ato”.

    Gjithashtu, Koçiu falënderoi UNICEF për bashkëpunimin në hartimin e një programi të ri “Garancia e fëmijëve” i cili mbështetet edhe nga Komisioni Evropian për të adresuar të gjitha specifikat lidhur me fëmijët.

    “Aktualisht kemi 10 mijë familje me fëmijë me aftësi ndryshe që përfitojnë pagesa cash, por përpos mbështetjes financiare, padiskutim qëllimi primar mbetet edhe ofrimi i shërbimeve rehabilituese riintegruese. Fondi Social ka mbështetur deri më sot krijimin e 8 qendrave të dedikuara për fëmijët me aftësi ndryshe në të gjithë vendi duke pas parasysh se që nga fillimi i aplikimit të këtij instrumenti financiar kemi 73 shërbime të reja me 35 mijë përfitues, shumë prej tyre të mitur”, ka deklaruar ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu./Radar.al

    Albana Koçiu
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    April 17, 2026

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    April 17, 2026

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    April 17, 2026

    Tensione në protestë para Kryeministrisë/ Aulon Kalaja dërgohet në urgjencë pas gazit lotsjellës

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.