PRISHTINË- Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot në një tjetër përpjekje për ta konstituar legjislaturën e re. Seanca mësohet se do të nisë në orën 11:00. Që nga 15 prilli, Kuvendi ka dështuar plot 46 herë radhazi në zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe partia më e madhe e serbëve në Kosovë nuk pranojnë të propozojnë nga një kandidat për formim të një komisioni për votim të fshehtë, me arsyetimin se mënyra e ndryshimit të votimit është jokushtetuese.
Ndonëse gjykata e ka përcaktuar 26 korrikun si afat të fundit për konstituim, ajo nuk ka ofruar më shumë hollësi se çfarë ndodh nëse partitë nuk arrijnë të gjejnë një zgjidhje. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me përfaqësuesit e partive politike ditë më parë, me shpresën e gjetjes së një zgjidhjeje, por situata nuk ka ndryshuar.
Ekskluzive / Ilir Beqja lë qelinë, në gjendje të rëndë në QSUT


