Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Ngërçi në formimin e qeverisë Osmani pritet të takohet me liderët partiakë për të diskutuar datën e zgjedhjeve

    November 20, 2025

    KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pritet të takohet me liderët partiakë paraditen e së enjtes për të diskutuar datën e zgjedhjeve të reja, sipas raportimeve të mediave lokale në Kosovë. Radio Evropa e Lirë (REL) ka kërkuar një konfirmim prej Zyrës së Presidencës nëse do të mbahet takimi, por nuk ka marrë përgjigje.

    Raportimet për këtë takim vijnë pasi nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Glauk Konjufca, nuk ka arritur t’i sigurojë votat e nevojshme për të formuar Qeverinë e re më 19 nëntor. Njëjtë sikurse Konjufca, as lideri i LVV-së, Albin Kurti, nuk pati arritur ta formojë Qeverinë e re më 26 tetor.

    Për pasojë, Kosova vazhdon të jetë me Qeveri në detyrë prej zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025. Partitë më të mëdha politike shqiptare nuk kanë arritur konsensus për një mori çështjesh prej mbajtjes së procesit zgjedhor dhe për pasojë proceset janë zvarritur deri më tani.

    Sipas Kushtetutës, nëse Qeverinë nuk arrin ta formojë as mandatari i dytë, presidentja Osmani duhet t’i shpallë zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditëve nga data e shpalljes. Zyra e Presidencës nuk i është përgjigjur kërkesës së REL-it për kohën e mundshme të shpalljes së zgjedhjeve.

    Deri më tani, si datë e mundshme është përmendur 28 dhjetori, edhe për shkak të pranisë së madhe të diasporës në Kosovë. Por, për njohësit e çështjeve politike, kjo datë është shume e vonshme, pasi ka rrezik që procesin zgjedhor të mos e monitorojë faktori ndërkombëtar, meqë një pjesë e botës është në kohë festash atëherë./REL

    Glauk Konjufca ngerci Vjosa Osmani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    June 11, 2026

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    June 11, 2026

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    June 11, 2026

    Salma Hayek surprizon tifozët në hapjen e Botërorit 2026, mesazh emocionues nga stadiumi “Azteca”

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.