KOSOVË– Sot Kosova voton. Rreth 2 milionë qytetarë në Republikën e Kosovës do të përcaktojnë se kush do të jetë Kryeministri i ardhshëm i Kosovës. Kujtojmë se këto janë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, të nëntat që prej përfundimit të luftës në vitin 1999 dhe të parat zgjedhje të rregullta që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008.
Qendrat e votimit u hapën për votuesit prej orës 07:00 dhe do të jenë të hapura deri në orën 19:00. Qytetarët do të mund të zgjedhin 120 ligjvënës mes 27 subjekteve politike në zgjedhjet parlamentare. Gjithashtu në zgjedhjet e përgjithshme do të marrin pjesë edhe vendet me shumicë serbe, pavarësisht se përfaqësuesit e tyre bojkotuan zgjedhjet lokale të dy viteve më parë. Sot Por disa subjekte të vogla politike, edhe Lista Srpska që është partia më e madhe e serbëve të Kosovës marrin pjesë në zgjedhje.
Procesi i votimit
Në fletëvotim, votuesit do të mund të zgjedhin një subjekt politik dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë. Çdo forcë politike e certifikuar mund të ketë deri në 110 kandidatë në listën zgjedhore. Përmes këtyre listave do të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit me 120 ulëse dhe deputetët më pas zgjedhin Qeverinë e re. Qeveria aktuale në Kosovë udhëhiqet nga Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje. Një ekip prej 100 vëzhguesish nga Bashkimi Evropian, 18 nga Këshilli i Evropës dhe dhjetëra të tjerë nga organizata ndërkombëtare, do të ndjekin votimet e së dielës.
Bazuar në raportimet e deritanishme pas përfundimit të procesit të votimit, në 941 qendra të votimit, do të nisë numërimi i fletëvotimeve për subjektet politike, gjë që mundëson publikimin e shpejtë të rezultateve paraprake. Zëdhënësi i KQZ-së bën me dije se nesër në vendvotime do të numërohet vetëm pjesa e fletëvotimit ku qytetarët kanë votuar për subjektet politike.
“Sipas planifikimeve, është bërë shpërndarja e materialit zgjedhor, përfshirë dhe fletëvotimet, për në komunat e Republikës së Kosovës. Materialet janë vendosur në Qendrat Komunale të Numërimit dhe në orët e hershme të së dielës, do të shpërndahet në qendrat e votimit, në të cilat procesi i votimit do të fillojë në orën 07:00. Numri i qendrave të votimit të cilat do të hapen më 9 shkurt 2025 është 941, prej të cilave 903 për votimin e rregullt me gjithsej 2,533 vendvotime dhe 38 qendra të votimit për votimin me kusht, nga një për çdo komunë, me gjithsej 56 vendvotime. Numri i qytetarëve me të drejtë vote, emrat e të cilëve janë të shpërndarë ne 903 qendra të votimit apo në 2,533 vendvotimet e tyre, pra për votimin brenda në Kosovë, është: 1,970,944”, tha Elezi.
VOTA E DIASPORËS:
Çdo shqiptar i Kosovës që jeton në diasporë votuan në 16 ambasada e 14 konsullata në 19 shtete për zgjedhjet parlamentare të 9 Shkurtit. Bazuar në njoftimin e KQZ, deri në orën 15:00 kanë votuar 10.306 persona apo 50.91 për qind e votuesve të regjistruar. Në përfundim të votimit rezultoi se nga 20 mijë të regjistruar kanë votuar 14,463 votues të diasporës, ndërsa për Europën rreth 71 %. Në total ishin regjistruar 105 mijë qytetarë nga Diaspora për të votuar, ku 85 mijë kishin të drejtë të votonin online, ndërsa 20.324 persona do të votonin fizikisht ditën e sotme në vendvotimet e hapura në kosullatat dhe ambasadat e Shtetit të Kosovës.
Të drejtën e votës e ushtruan nga Haga edhe ish-komandantët e UÇK-së
Ky lajm është bërë i ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i cili tha se shtetasit e Kosovës kanë realizuar të drejtën kushtetuese sipas procedurave dhe akteve nënligjore të KQZ-së.
“Mund t’iu konfirmoj se shtetasit e Kosovës që ndodhen në Dhomat e Specializuara, në Hagë, kanë realizuar të drejtën kushtetuese dhe kanë votuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, sipas procedurave dhe akteve nënligjore të KQZ-së”, tha Elezi.
Kush do ta udhëheqë Kosovën?
Sot me zgjedhjet Kosova zgjedh Kryeministrin e ri. Në këto zgjedhje garojnë 28 forca politike, 20 prej tyre janë parti, 5 koalicion, 2 lista qytetare dhe një kandidat i pavarur. Ndërsa kandidatët për kryeministër janë Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili kërkon një mandat të dytë, Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
LAJME TË REKOMANDUARA:
Zgjedhjet në Kosovë/ Banorët e Komunë së Leposaviçit bojkotojnë votimet
Zgjedhjet në Kosovë/ Hapen qendrat e votimit në gjithë vendin, procesi mbyllet në orën 19:00
Probleme në zgjedhjet në Kosovë, procesi i votimit në disa qendra në Prishtinë s’ka nisur ende
Zëdhënësi i KQZ: Në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë ka nisur procesi i votimit!
Zgjedhjet në Kosovë/ Voton kryeministri, Albin Kurti apel qytetarëve: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet
Mesazhi i Ramush Haradinajt për qytetarët: Vota juaj ka vlerë vetëm në kuti


