Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    E pazakontë në Angli, mesfushori i Sheffied United pret fëmijën e parë me vajzën e trajnerit

    Punonjësit dhe Kryetari i infektuar me HIV/AIDS? Bashkia e Gjirokastrës: Po synojnë të na dëmtojnë figurën!

    Demokratët të zhgënjyer me protestat, kritika Berishës: Ndërro strategji, jemi lodhur dhe po zvogëlohemi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Nga një borxh i vogël, në një makth të madh: Gruaja denoncon skemën e fajdes që i mori makinën dhe e detyroi të largohej nga Shqipëria: Kërcënime dhe shantazh!

    July 28, 2025

    Një grua nga Tirana ka denoncuar një rast të rëndë fajdeje, mashtrimi dhe zhvatjeje, i cili përfundoi me humbjen e makinës së saj dhe largimin nga vendi për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme.

    Sipas rrëfimit të saj, i bërë publik edhe në një emision investigativ, gjithçka nisi kur bashkëshorti i saj mori një hua prej 1 milion lekësh nga një person me precedentë penalë, i dënuar më parë për fajde. Marrëveshja përfshinte pagesa mujore prej 200 eurosh, por borxhi nuk ulej, pasi interesi rritej në mënyrë arbitrare dhe kushtet ndryshonin vazhdimisht sipas dëshirës së fajdexhiut.

    “Filloi ta kërcënonte dhe t’i kërkonte më shumë para. I dërgonte mesazhe me shantazhe për dhunë fizike,” tregon ajo. Për shkak të frikës, ajo pranon se nënshkroi një prokurë për përdorimin e makinës. Më vonë, zbuloi se personi në fjalë kishte kaluar lejen e qarkullimit në emrin e tij – duke ia shitur makinën vetes në mënyrë të njëanshme dhe pa dijeninë e saj.

    “Makina ime vlente katërfishin e shumës që ai i kishte dhënë burrit tim. Ai nuk mund të marrë pasurinë time për një borxh të paligjshëm që nuk ishte as në emrin tim,” – thotë ajo, ndërsa thekson se prej muajsh nuk jeton më në Shqipëri për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme për jetën.

    Në përpjekje për të rikuperuar makinën, ajo ka kontaktuar noteren që ka hartuar dokumentin, por kjo e fundit e ka konsideruar aktin të vlefshëm, duke deklaruar: “Ju ia keni dhënë me dëshirë. Unë nuk di çfarë marrëdhënie keni pasur me të”.

    Personi që ka marrë makinën ka pranuar në një bisedë telefonike se nuk e ka takuar kurrë gruan personalisht dhe refuzon të japë detaje mbi shumën e borxhit, por i kërkon asaj: “Më sillni lekët që t’jua jap makinën”.

    Rasti përbën një shembull tipik të fajdes, e cila është e ndaluar nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, sipas nenit 143/a, të ndryshuar më 3 prill 2024. Ligji parashikon dënime nga 3 deri në 10 vjet burg për organizimin e skemave të huamarrjes mashtruese dhe zhvatëse.

    Zonja i bën thirrje institucioneve të drejtësisë dhe medias të mos mbyllin sytë ndaj këtyre rasteve, që po godasin shtresat më të pambrojtura të shoqërisë:

    “Nuk mund të lejohet që për një borxh të paligjshëm prej 1 milion lekësh të më merren 4 milionë lekë pasuri. Nuk mund të lejojmë që fajdexhinjtë të bëjnë ligjin, të kërcënojnë njerëzit dhe t’u marrin pronën”, – apelon ajo.

    denoncimi Fajde gruaja skema
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    E pazakontë në Angli, mesfushori i Sheffied United pret fëmijën e parë me vajzën e trajnerit

    April 18, 2026

    Punonjësit dhe Kryetari i infektuar me HIV/AIDS? Bashkia e Gjirokastrës: Po synojnë të na dëmtojnë figurën!

    April 18, 2026

    Demokratët të zhgënjyer me protestat, kritika Berishës: Ndërro strategji, jemi lodhur dhe po zvogëlohemi

    April 18, 2026

    Çmimi i lartë i karburantit shton të ardhurat në buxhet! TVSH e importit në mars, 8.7 milionë € më shumë se në 2025-ën

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.