Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Këngëtari i njohur shqiptar aksidentohet me motor, përfundon në operacion

    Të shtëna me ar*ë në Sevaster, një person në gjendje kritike

    Klosi për protestën në Zvërnec: Tërheqja nga investimi do të ishte tradhti

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Nga Luna Mari deri te Nea/ Këto janë bebat që na zbukuruan 2024 me ardhjen e tyre në jetë

    December 27, 2024
    Nga Luna Mari deri te Nea/ Këto janë bebat që na zbukuruan 2024 me ardhjen e tyre në jetë

    2024 do të mbahet mend si një vit të ëmbël, aq shumë bebusha të dashur për të gjithë ne kanë ardhur në jetë.

    Në filllim listohet ardhja në jetë e djalit të Greta Koçit, e cila u bë nënë për herë të parë në janar të këtij viti. Këngëtarja solli në jetë një djalë. “Sot u bekova me nje djale. Asnje sukses dhe arritje ne jeten time nuk u krahasoka me kete moment. Eshte dita me e bukur e jetes sime! Faleminderit Zotit dhe te gjithe ekipit mjekesor ne Amsterdam”, shkruante Greta ditën kur vendosi ta ndante lajmin e bukur me publikun.

    Po në muajin janar, u bë baba për herë të parë edhe opinionisti i njohur i Big Brother VIP, Arbër Hajdari. Arbri dhe partnerja e tij Vlera i kanë vendosur vajzës emrin Raina. “Të dashur miq! Zoti na bekoi dje, duke më bëre mua baba dhe Vlerën, nënë të një vajze. Për këtë, falenderojmë Zotin dhe i kërkojmë që vajza jonë, të ketë jetë të gjatë, shëndet e risk në jetë. Uroj dhe lutem që çdo shqiptar të jetojë në harmoni, begati, i rrethuar nga dashuria e familjes”, shkruan Arbri bashkangjitur fotografisë teksa mban në krahë vogëlushen.

    Meqë jemi tek spektakli I njohur Big Brother VIP, fituesi Luiz Ejlli dhe moderatorja e njohur Kiara Tito u bënë prindër për herë të parë në prill të këtij viti. Kiara solli në jetë një vajzë të cilën çifti e pagëzuan me emrin Luna. “Unë shpreha një dëshirë dhe ajo u bë realitet”, shprehej Kiara në fillim të këtij viti pas ardhjes në jetë të vogëlushes.

    Në muajin prill erdhi në jetë edhe një tjetër bebush. Olta Boka u bë nënë për herë të dytë. Këngëtarja solli në jetë një djalë, me emrin e veçantë Brel. ”Ishte nate vere, kur nga qielli ra nje yll dhe motra jote bertiti me te madhe- “Zoti me tha qe mami ka nje vella te barku” dhe sot familjes tone te vogel ju shtua nje bekim qe na i jep kuptim te tjera dimensioneve! Faleminderit qe zgjodhe te jem mami yt o shpirt i shpirtit tim. Zemra ime sot rreh dyfish”- shkruante Olta.

    Edhe moderatorja e njohur Katerina Trungu u bë nënë për herë të dytë këtë vit. Në maj ajo solli në jetë një djalë duke e bërë me vëllaçko djalin e madh. Katerina dhe bashkëshorti i saj i vendosën djalit të dytë emrin Darti.

    Këngëtari i njohur, Landi Hysi gjithashtu e bëri me vëlla djalin e tij. Landi u  bë baba për herë të dytë në maj të këtij viti. Bashkëshortja e tij, Eva Ago solli në jetë një djalë, me emrin e veçantë Eloi.

    Një vëllaçko i dhuroi djalit të saj Amar edhe Olta Gixhari, një nga banoret më të spikatura të Big Brother VIP 2. Olta solli në jetë një djalë në qershor të këtij viti. Aktorja dhe bashkëshorti i saj, Dori e pagëzuan djalin me emrin Zeo.

    Modelja e njohur Heidi Lushtaku u bë gjithashtu nënë për herë të dytë në qershor të këtij viti. Heidi solli në jetë një djalë nga martesa me futbollistin Merih Demiral. Çifti janë prindër të dy djemve.

    Një tjetër çift shumë i njohur Ueda dhe Arlind nga “Love Island Albania” u bënë prindër për herë të parë në verën e këtij viti. Ueda solli në jetë një vajzë me emrin Amea.

     

    Më 13 shtator shtator, në jetë erdhi Aster Hysa. Evi Reçi dhe Kledi Hysa u bënë prindër për herë të parë. Mëngjesi i shtatorit i gjeti me një mrekulli të vogël në duar.

    Gjithashtu edhe Mikela Pupa u bë nënë e një vajze muajin e kaluar. Aura mban emrin vogëlushja që i dha kuptim jetës së Mikelës dhe partnerit të saj Diklos. “Zot faleminderit qe i dhe kuptim jetës sime. Një krijese kaq e vogël që ta ngre shpirtin peshe, të dua e vogla ime Aura”, shprehet Mikela.

    Kurse muaji dhjetor bëri të lumtur Sarën dhe Bardhin, çiftin që u njoh në Big Brother VIP e sot kanë krijuar familjen e tyre të bukur. Sara solli në jetë një vajzë me emrin e veçantë Nea.

    Marrë nga Revista.who

    bebat që na zbukuruan 2024 me ardhjen e tyre në jetë Luna Mari nea
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Këngëtari i njohur shqiptar aksidentohet me motor, përfundon në operacion

    June 4, 2026

    Të shtëna me ar*ë në Sevaster, një person në gjendje kritike

    June 4, 2026

    Klosi për protestën në Zvërnec: Tërheqja nga investimi do të ishte tradhti

    June 4, 2026

    Komiteti i Senatit jep “ok”, Eric Wendt drejt konfirmimit si ambasador i ri i SHBA në Tiranë

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.