TIRANË– Të paktën 3 persona janë vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve.
Mësohet se 47-vjeçari, me iniciale A. N., 47 është vënë në pranga pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj dy vajzave të tij. Për të njëjtën vepër penale është arrestuar edhe E. Sh., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Ndërkohë edhe 31-vjeçari P. N.(Gj)., ka përfunduar pas hekurave pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, si dhe ka dëmtuar dyert e banesës dhe automjetin e tij.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:
– A. N., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj dy vajzave të tij;
– E. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin P. N.(Gj)., 31 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, si dhe ka dëmtuar dyert e banesës dhe automjetin e tij.


