Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Merr fund telenovela, Roberto Mancini zyrtarizohet si trajneri i ri i Italisë

    Keqtrajtuan një qen rruge në Sarandë, nën hetim dy shtetas francezë

    Merr formë bajpasi i Tiranës , mbi 30% e punimeve janë përfunduar, Karakaçi inspekton situatën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Nevoja për rotacion”/ Nard Ndoka deklaron: PD ka nevojë për mua e Berishën

    November 14, 2024
    "Nevoja për rotacion"/ Nard Ndoka deklaron: PD ka nevojë për mua e Berishën

    Kryetar i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka i ftuar në RTSH 24, u shpreh se mosbindja civile është një rrugë pa kthim, ndërsa theksoi se mbetet e vetmja mundësi që mund të largojë qeverinë “Rama”.

    Ndoka u shpreh se mungesa e opozitës në Kuvend, e çorienton mazhorancën.

    “Mosbindja civile është një rrugë pa kthim. E vetmja mundësi për të larguar këtë qeverisje. Kjo nuk e pengon opozitën sepse grupi parlamentar do jetë në Kuvend edhe në respekt të taksapaguesve shqiptarë. PD duhet të jetë ballazi me këtë mazhorancë të çoroditur që mungesa e opozitës në parlament e çorienton më tepër. Mosbindja civile, që janë qytetarët që kundërshtojmë politikat e kësaj mazhorance, pensionistët shqiptar që janë në protestë pasi kjo qeverisje është tallur prej 12 vitesh me ta, janë mjaft problematika që qytetarët prej kësaj keqqeverisje kanë mbi kurriz”, u shpreh Ndoka.

    Teksa pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, i pyetur mbi shanset që ka opozita për ardhjen në pushtet, Kryetari i PDK-së u përgjigj teksa thotë se rotacioni politik është i domosdoshëm për vendin dhe për qytetarët.

    “Shanset janë të padiskutueshme. Rotacioni është domosdoshmëri për vendin, qytetarët. Ne kemi një qeveri të zhytur në krim, në korrupsion, afera korruptive. Gjysma e qeverisë sot është para drejtësisë, kryetarët e bashkive presin radhën të shkojnë në SPAK. Është mazhorancë e kalbur dhe ndryshimi i saj është padurim i qytetarëve për ta ndëshkuar me votë”, shtoi ai.

    Teksa përmendi dhe partitë e reja të vogla politike në vend, Ndoka shprehu rezervat për shpresën që mund të ngjallin në publik.

    “Nuk jam kundër partive politike të reja. Për fat të keq nuk ka në skenën politike ndonjë prej këtyre partive që kanë fituar kauza. I referohem partive të reja që janë krijuar së fundi. E para është përkushtimi dhe mungesat e hapësirës së kanë, personazhet nuk janë të organizuar. Edhe partitë e reja nuk zgjedhin një gjuhë të përbashkët. Çfarë shprese mund të ngjallin te shqiptarët kur 4-5 personazhe me emër politik të sponsorizuar”, theksoi Ndoka.

    Ky i fundit garantoi se në zgjedhjet e ardhshme PDK do të jetë pjesë e Parlamentit. Ndoka shtoi se PDK është pjesë e koalicionit të PD-së dhe është në interes të opozitës të ketë koalicione për të luftuar mazhorancën.

    “Unë jam pjesë e koalicionit të PD-së. Për fatin e keq PDK nuk është sot në Parlament nga pabesia dhe dredhi e Bashës. PDK është në 3-4 partitë kryesore të pluralizmit në këto 30 vite. Padiskutim që PDK do jetë pjesë e Parlamentit. Kodi ti dikton disa rregulla për partitë e vogla dhe pluralizmin në tërësi. Ky kod ta detyron koalicionin. Është në interesin e opozitës të ketë një koalicion për t’u përballur me këtë mazhorancë”, përfundoi ai.

     

    Nard Ndoka PD rotacion
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Merr fund telenovela, Roberto Mancini zyrtarizohet si trajneri i ri i Italisë

    July 28, 2026

    Keqtrajtuan një qen rruge në Sarandë, nën hetim dy shtetas francezë

    July 28, 2026

    Merr formë bajpasi i Tiranës , mbi 30% e punimeve janë përfunduar, Karakaçi inspekton situatën

    July 28, 2026

    Zbulohet laborator droge në Itali, sekuestrohen 15 kg ko*ainë, arrestohen dy shqiptarë

    July 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.